Në Maqedoni gjysma e popullatës pi duhan, mesatarisht 20 cigare në ditë. Kjo shprehi e keqe nuk po largohet, ndonëse çmimet e cigareve po rritet vazhdimisht.
Sipas të dhënave të Institutit për Shëndetin Publik, 45,4 për qind e qytetarëve të Maqedonisë janë duhanëpirës.
Përpos shëndetit, ata po i zbrasin e xhepat e tyre, po nuk heqin dorë nga kjo varësi.
Shumë studime tregojnë se pirja e duhanit nga prindërit lidhet me rritjen e duhanpirjes tek të rinjtë. Në Maqedoninë e Veriut, 30 për qind e fëmijëve në moshën 15 vjeçare kanë pirë duhan të paktën një herë në jetën e tyre.
Pirja e duhanit nuk rrezikon vetëm shëndetin e duhanpirësve aktivë, por edhe të duhanpirësve pasivë, atyre që nuk pinë duhan dhe ndajnë dhomën me duhanpirësit.
Sipas të dhënave të Institutit për Shëndetin Publik, gjithsej 88.7% e duhanpirësve pajtohen se pirja e duhanit është e dëmshme për të gjithë, 3.8% nuk e besojnë, të tjerët nuk kanë pasur mendim. (INA)