Maqedonia deri tani ka marrë 1.5 milionë dollarë ndihmë nga SHBA-të për menaxhim me pandeminë

0

Maqedonia e Veriut ka marrë 1.5 milionë dollarë nga SHBA-të për luftën ndaj coronavirusit, prej gjithsej 10 milionëve që administrata amerikane i ka ndarë për rajonin.

Ndihma për Maqedoninë ka qenë për sisteme laboratorike, ndjekje dhe kontroll të lëvizjes së infeksionit, teknik ekspertë, komunikim shëndetësor dhe të ngjashme.

Nga fillimi i pandemisë, Qeveria amerikane i ka mbështetur sistemet për shëndet publik në 120 shtete në të gjithë botën, me më shumë se 1.5 miliardë dollarë, ndërsa gati 10 milionë dollarë nga kjo shumë janë ndarë për Ballkanin Perëndimor.

Serbia ka marrë më shumë se 2 milionë dollarë, Bosnja e Hercegovina ka marrë 2.2 milionë, Mali i Zi 200 mijë, ndërsa edhe Shqipëria ka marrë mbi 2 milionë dollarë ndihmë nga SHBA-të.