Maqedonia dhe Kosova nënshkruajnë marrëveshje për udhëheqje kufitare të integruar

0

Qeveria e Maqedonisë ka nënshkruar marrëveshje me qeverinë e Kosovës në fushën e udhëheqjes kufitare të integruar. Koordinatori nacional për udhëheqje kufitare të integruar në republikën e Maqedonisë, Vlladimir Pivovarov theksoi rëndësinë e kësaj marrëveshje dhe tha se shpresojnë që në të ardhmen të tejkalohen problemet me çka qytetarëve do tu mundësohet profit më i madh. Ndërkohë, koordinatori nacional nga qeveria kosovare Isa Xhemaili thotë se kjo marrëveshje vjen si rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe marrëdhënieve të mira mes dyja shteteve. Ai thotë se bashkëpunimi mes MPB-së së Kosovës dhe Maqedonisë do vazhdoj, dhe se kjo marrëveshje do ta avancoj bashkëpunimin në luftën ndaj krimit të organizuar.

Sot nënshkruhet memorandum bashkëpunimi mes qendrave kombëtare të Republikës së Maqedonisë dhe Kosovës që në thelb do mundësoj shpërndarje më të shpejtë të informatave, informacione të cilat duhet të sjellin në kalim më të shpejtë të udhëtarëve dhe mallrave, në luftën kundër korrupsionit dhe në luftën kundër terrorizmit”- theksoi Vlladimir Pivovarov, koordinator nacional për udhëheqje kufitare të integruar.

Punët që jemi duke i kryer në kuadër të ministrive por edhe në kuadër të policisë, doganës dhe agjensioneve të tjera deri tani kanë dhënë rezultat dhe ky bashkëpunim në mes të MPB-së së Kosovës dhe MPB-së së Maqedonisë do të vazhdoj”- tha Isa Xhemaili, koordinator nacional i qeverisë kosovare./Alsat-M