“Duhet të jemi plotësisht të përkushtuar në zbatimin e premtimit për investime në mbrojtje”, bëri të ditur sot ministrja e Mbrojtjes e RMV-së, Slavjanka Petrovska në konferencën vjetore me Asociacionin e Atasheve të Mbrojtjes të akredituar në vend.
Ajo tha se Qeveria ka rritur buxhetin 2023 në sferën e mbrojtjes në 274 milionë euro apo 1.8% të GDP-së së vendit, përcjell INA.
Sipas saj, nga 274 milionë euro, 33 për qind ose 88.7 milionë euro janë të destinuara për modernizim dhe pajisje.
Ajo kujtoi se gjashtë mjetet e para të blinduara të lehta “JLTV Oshkosh” u dorëzuan disa muaj më parë dhe njoftoi se do të vazhdojnë të prokurojnë automjete të blinduara “Stryker”, automjete të tjera të specializuara, pajisje ushtarake, sisteme të mbrojtjes ajrore, pajisje të mbrojtjes kibernetike dhe mjete të tjera që do të bëjnë ushtrinë më të aftë dhe mbrojtja jonë kolektive më e fortë. Petrovska tha se duke ndjekur standardet e NATO-së, Ministria e Mbrojtjes është në proces të prokurimit të sistemeve të mbrojtjes ajrore me rreze të shkurtër veprimi, që duhet të vijnë nga Franca. (INA)