Maqedonia e ngulfatur nga deponitë ilegale

INA
INA

05/06/2023

Komunat në rajonin e Pellagonisë dhe rajonin jugperëndimore përballen me mungesë të një sistemi formal për menaxhim me mbeturinat e ndërtimit dhe rrënimi, deponitë ilegale të cilët në të dyja rajonet së bashku arrijnë në rreth 194, si dhe mjetet e grumbullimit në dispozicion të ndërmarrjeve janë më të vjetra se 25 vjet. Në këto rrethana nëntë komuna në këto rajone do të jenë të përfshira në projektin për menaxhim të qëndrueshëm me mbeturinat në nivel lokal të financuar nga institucionet suedeze.

“Nëse komunat dështojnë në përshtatjen e metodave efektive për shërbimet komunale mund të rrezikojnë kompetencat e tyre”, tha Ryan Knoks- drejtor menaxhues Salar International.

Barra më e madhe për zbatimin në praktikë të këtij projekti do të jetë e komunave, sepse prej aty nis krijimi i një shoqërie më të ndërgjegjshme për rrezikun ekologjik nga keqmenaxhimi me mbeturinat.

“Shërbimet për menaxhimin e qëndrueshëm të mbetjeve komunale nuk janë thjesht një nevojë, janë gjithashtu edhe katalizator për rritje gjithëpërfshirëse, krijim të vendeve të punës dhe përmirësim të cilësisë së jetesës”, deklaroi Ami Larsson Jain – ambasadore e Suedisë në Shkup.

Ministrja Kaja Shukova tha se gjendja në menaxhimin me mbeturinat është përmirësuar vitet e fundit, por ende nuk është në nivelin e duhur.

“Për fat të keq implementimi në të gjitha sferat e Mjedisit Jetësorë ende nuk është në nivelin e dëshiruar”, u shpreh Kaja Shukova- ministre e Mjedisit Jetësorë.

Sipas Dushica Perishiqit, drejtore e BNJLV-së, deri tek një zbatim më i mirë i ligjeve nga ane qytetarëve arrihet përmes zbatimit më strikt të sanksioneve të parashikuara në dispozitat ligjore.

“Ajo që është një nga zgjidhjet e vetme, nëse do të më pyesni mua, është zbatimi më strikt i sanksioneve të parashikuara në dispozitat ligjore, sepse ajo është mënyra e vetme se si ky popull mund të mësohet të respektojë ligjet”, theksoi Dushica Perishiq- drejtore e BNJLV-së.

Sipas një studimi, rezulton se një nga mangësitë është se decentralizimi në Maqedoninë e Veriut ka qenë vetëm institucional dhe jo funksional, pasi pushteti qendror ka mbajtur një kontroll të konsiderueshëm mbi institucionet publike që janë transferuar në institucionet lokale. Të dhënat e shpalosura sot në Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit Jetësorë, tregojnë se mjedisi jetësorë është në fund të listës së prioriteteve në nivel lokal. /Alsat

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

pacolli pasuria

Pacolli akuzon “disa njerëz” se po tentojnë ta ngatërrojnë publikun rreth vrasjes së Liridonës

liridona

Publikohet video nga restoranti ku Naimi i çoi fëmijët dhe Liridonën pak para vrasjes

granit plavaa

Videoja e Granit Plavës, i dyshuari për ekzekutimin e Liridonës, kur hyn në restorant

Screenshot_2023-12-09-19-38-51-489_com.android.chrome-edit

Ky është personi i katërt që u arrestua sot për vrasjen e Liridona Ademajt

kercove

Digjet një shtëpi në Kërçovë, humb jetën një 79-vjeçar

lumir ldk gazetaret

LDK zgjedh Kryesinë e re, këta janë emrat e nënkryetarëve dhe anëtarëve

shkolla-nxenes-780x439-1

Zgjidhet problemi me nxënësit shqiptarë në Çashkë të Velesit, filloristët ndjekin mësimin në shqip

stoilkovski

Stoilkovski lë në pikëpyetje pjesëmarjen e VMRO në Qeverinë teknike

Xheladin-Murati-780x470-1-696x419

Murati me kritika të ashpra për politizimin e arsimit

INFO

NA NDIQ