Maqedonia e Veriut “abstenoi” në votimin e rezolutës ukrainase në OKB

Picture of INA
INA

25/02/2025

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi sot rezolutë të hartuar nga Ukraina dhe të sponsorizuar nga 27 anëtarët e Bashkimit Evropian, duke dënuar agresionin ushtarak të Rusisë kundër vendit fqinj të saj, duke shprehur mbështetjen për integritetin territorial të Ukrainës dhe duke kërkuar tërheqjen e menjëhershme të trupave ruse.

Rezoluta mori 93 vota pro, 65 abstenime dhe 18 kundër. Për rezolutën votuan të gjitha vendet evropiane, madje edhe Serbia, me përjashtim të Maqedonisë, e cila “abstenoi” dhe Bjellorusisë, e cila votoi kundër.

Përveç SHBA-së, kundër kësaj rezolute ishin edhe vende si Burkina Faso, Burundi, Republika e Afrikës Qendrore, Republika Demokratike e Kongos, Guinea Ekuatoriale, Eritrea, Nigeri, Mali…

Maqedonia e Veriut ishte bashkësponsore e një rezolute tjetër rivale të paraqitur nga Shtetet e Bashkuara, e cila nuk mori mbështetje nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në formën e saj origjinale.

Në versionin origjinal, rezoluta nuk e përcaktoi Rusinë si agresore apo burim të konfliktit. Pasi u shtua teksti ku thuhej pa mëdyshje se Rusia kishte kryer agresion ushtarak në kundërshtim me Kartën e OKB-së, rezoluta u votua kundër.

TË FUNDIT

Edhe 48 orë burg për Kreshnik Bekteshin!

Gerlach:Spitalet duhet të përgatiten për luftë

Mickoski paralajmëroi hapjen e rasteve të spitali modular në Tetovë dhe Llaskarcës: Ose do të mbijetojmë ne-Maqedonia dhe qytetarët, ose mafiozët!

Shqipëria përshëndet përkushtimin e Taravarit! Ministrja Koçiu shpreh ngushëllime dhe ofron ndihmë për të prekurit nga tragjedia në Koçan!

BDI: Pushteti tragjedinë e Koçanit po e trajton me qasje selektive! Po i mbrojnë të vetët dhe fajtorin e kërkojnë diku tjetër…

“Ka ikur koha kur pyetej Beogradi, ja çka e kemi Kosovën”, ministri kroat i përgjigjet kërcënimeve të Serbisë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË