Maqedonia e Veriut dërgoi ekipe shpëtimi në Turqi

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në një seancë të jashtëzakonshme ka marrë vendim për dërgimin e ekipeve dhe pajisjeve të shpëtimit, si dhe ndihmë për viktimat e tërmetit shkatërrues në Turqi.

Në serinë e tërmeteve në Turqinë juglindore, të cilat prekën edhe Sirinë veriore, deri tani më shumë se 2600 persona kanë vdekur dhe më shumë se 8000 janë lënduar. Numri i viktimave pritet të rritet me pastrimin e mbeturinave.

Qeveria mori vendimin për dërgimin e 40 pjesëtarëve të forcave republikane për mbrojtje dhe shpëtim nga Drejtoria e Mbrojtjes dhe Shpëtimit me pajisje komplete të specializuara dhe mjete materialo-teknike për kërkim-shpëtim nga rrënojat, gjashtë automjete për transportin e pajisjeve dhe njerëzve dhe dy makinat e zjarrit. Gjithashtu do të dërgohen edhe 22 pjesëtarë të Batalionit të Forcave Speciale të ARM-së dhe dy mbajtës të qenve të shërbimit me dy qen nga Komanda për Stërvitje dhe Doktrinë e Ministrisë së Mbrojtjes.

Po ashtu do të dërgohen 10,000 batanije dhe 200 barela mjekësore.

Qeveria mandatoi gjithashtu institucione të ndryshme që të përgatisin dhe të japin vendime për dërgimin e ndihmës financiare dhe humanitare, si dhe njerëzve dhe pajisjeve. Dhjetra vende kanë njoftuar tashmë dërgimin e ekipeve të shpëtimit në Turqi. (INA)