Maqedonia e Veriut dhe Mbretëria e Bashkuar nënshkruan marrëveshje për partneritet strategjik

Picture of INA
INA

16/05/2025

Kryeministrat e Maqedonisë Hristijan Mickoski dhe Mbretërisë së Bashkuar Kir Starmer sot në Tiranë përfunduan marrëveshjen për partneritet strategjik midis dy vendeve. Të dy kryeministrat vlerësuan se marrëveshja do të thotë bashkëpunim ende më i fortë, marrëdhënie më të forta dhe mundësi për thellim të marrëdhënieve.

“Më vjen mirë që patëm rastin të bisedojmë në këtë takim dypalësh. Kjo është shumë e rëndësishme për ne. Kemi marrëdhënie të forta ndërmjet dy vendeve tona dhe fakti që patëm ta nënshkruajmë këtë marrëveshje ndërqeveritare, besoj se është nga vlera e madhe dhe kjo tregon se ne do të zgjidhim shumë punë midis dy vendeve. Kjo me të vërtetë është një mundësi e shkëlqyer dhe gëzohem në këtë takim dypalësh dhe në marrëveshjen dypalëshe. Mendoj se kemi për të bërë shumë së bashku dhe me këtë vetëm do të përparojmë. Shpresoj se do të mundemi ende më shumë të punojmë së bashku, me vendin tuaj dhe t’i thellojmë marrëdhëniet të cilat i kemi”, tha Starmer në takimin me Mickoskin.

Kryeministri i Maqedonisë Mickoski shprehu kënaqësi dhe falënderim për nënshkrimin e marrëveshjes për partneritet strategjik me Mbretërinë e Bashkuar.

“Me të vërtetë jam i entuziazmuar që do të punojmë së bashku, që dy vendet tona do të mund të punojnë së bashku. Ne jemi aleatë në NATO dhe me këtë marrëveshje ndërqeveritare jam i sigurtë se do të kemi bashkëpunim ende më të madh dypalësh, do t’i përforcojmë lidhjet tona. Me këtë do të përmirësohet dhe do të ndahet përvoja e Mbretërisë së Bashkuar në këtë pjesë të Evropës. Besoj se Ballkani është me të vërtetë një vend frymëzues dhe ju dëshiroj mirëseardhje në rolin tuaj shumë më të fuqishëm në atë pjesë të Evropës”, tha Mickoski në takimin me Starmer, të mbajtur në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë.

Marrëveshja për partneritet strategjik midis dy vende është rezultat i negociatave intensive disa muajshe midis ekipeve diplomatike dhe të ekspertëve nga të dyja palët. Marrëveshja, të cilën e paralajmëron si historike, do të hapë perspektiva të reja për bashkëpunim në fusha të rëndësishme si siguria, ekonomia, investimet, arsimi, transformimi digjital dhe ndryshimet klimatike. Kjo është marrëveshje e cila e pozocionon Maqedoninë në rrethin më të gjerë të interesave të një prej fuqive kryesore botërore. Bëhet fjalë për një përcaktim konkret dhe afatgjatë për përforcimin e lidhjeve dypalëshe me Mbretërinë e Bashkuar, thonë nga Qeveria.

Me nënshkrimin e marrëveshjes, Maqedonia do të ketë qasje në ekspertizën britanike, mbështetjen financiare për reforma dhe mundësi për investimet britanike në sektorin strategjik si energjetika, infrastruktura dhe inovacionet. Plotësisht, bashkëpunimi do të përfshijë edhe dialog të fortë politik, si dhe koordinim në kuadër të institucioneve ndërkombëtare dhe sfidat globale të sigurisë.

TË FUNDIT

ASH: Ministri Azir Aliu e nisi mandatin me spastrimin etnik të shqiptarëve në Komisionin Nacional për Diabetin

Arbër Ademi i reagon kryeministrit: Unë jam shqiptar, jam pjesë e këtij shteti dhe nuk kam ndërmend të hesht

Sllaveski: Nuk është turp puna shtesë për pagë minimale, edhe unë kam punuar në supermarket

Cila është pasuria e ministrit të ri të Shëndetësisë, Azir Aliu (DOKUMENT)

ASH-Taravari: Qeveria po e shtynë Ligjin për Përfaqësim drejt një agonie pa fund

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË