Maqedonia e Veriut dhe Sllovenia nënshkruan marrëveshje për luftën kundër trafikimit me njerëz

Picture of designer@fetishimedia.ch

18/03/2022

Ministrat e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski dhe Sllovenisë, Alesh Hojs, sot në Shkup nënshkruan Marrëveshje zbatues ndërmjet qeverive të dy vendeve në luftën kundër trafikimit me njerëz.

“Për kënaqësi reciproke me homologun, sot nënshkruam Protokollin zbatues ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Sllovenisë për luftimin e trafikimit me qenie njerëzore. Ky është një dokument dypalësh, një nga marrëveshjet më të rëndësishme që kemi nënshkruar vitet e fundit, qëllimi kryesor i të cilit do të jetë bashkëpunimi në parandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore dhe të gjitha formave të abuzimit të fëmijëve. Ky protokoll zbatues parasheh realizimin e projekteve të përbashkëta për ngritjen e vetëdijes publike për parandalim në fushën e tregtisë me njerëz”, tha Spasovski pas nënshkrimit të Marrëveshjes.

Si në vitet e kaluara, theksoi ai, menaxhimi efektiv i kufijve dhe migracionit dhe parandalimi i migrimit ilegal përgjatë të ashtuquajturave rruga e Evropës Perëndimore mbetet një nga prioritetet kryesore të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Gjithashtu, theksoi ministri, menaxhimi i kufirit të Maqedonisë së Veriut është në masë të madhe në përputhje me standardet evropiane në fushën e sigurisë kufitare.

“Ne i kemi kushtuar vëmendjen e duhur çështjes së migrimit të paligjshëm, aq më tepër që në këtë fushë në vitin 2016 me policinë sllovene kemi bashkëpunim thelbësor konkret të policëve sllovenë me policët tanë në sigurimin e kufirit tonë jugor me Greqinë dhe veprime të përbashkëta për zbulimin e parandalimit të kalimit ilegal të kufirit dhe kontrabandimit të migrantëve”, tha Spasovski.

Ai u falënderua për, siç tha, kontributin e vazhdueshëm të MPB-së së Sllovenisë për dërgimin e policëve pjesëmarrës në këtë aksion dhe operacion të përbashkët dypalësh për mbikëqyrje të intensifikuar të kufirit jugor.

Ai shtoi se takimi që ka pasur me homologun slloven para nënshkrimit ka treguar se të dy vendet kanë një gamë shumë të gjerë të mundësive për bashkëpunim dhe partneritet në të ardhmen, veçanërisht në segmentet e sigurisë. Në veçanti, theksoi Spasovski, është e rëndësishme që vullneti i të dyja palëve është i qartë që ky bashkëpunim jo vetëm të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme, por edhe të thellohet seriozisht.

Ministri slloven i Punëve të Brendshme theksoi se Maqedonia e Veriut dhe Sllovenia janë vende mike, të cilat i lidhin marrëdhëniet e mira.

“Nënshkrimi i sotëm është vetëm një përmirësim i një bashkëpunimi të jashtëzakonshëm, dëshmi se këta janë dy popuj që vazhdimisht dëshmojnë se në këtë zonë mund të jetohet ndryshe nga sa kemi jetuar më parë, se mund të jetojmë në një bashkëjetesë për të shkëmbyer mallra tregtare, për të jetuar vëllazërisht” tha Hojs.

Prandaj, theksoi ministri slloven, është e rëndësishme të thuhet sot se Sllovenia ka 30 vjet që e mbështet Maqedoninë e Veriut dhe do të vazhdojë ta mbështesë në rrugën e saj.

“Maqedonia tashmë është në Evropë, nuk ka më hezitime dhe thjesht ajo që mungon është vetëm hyrja në Bashkimin Evropian, dhe Sllovenia është një nga ato vende që realisht punon për t’u anëtarësuar”, tha ministri slloven.

Sa i përket bashkëpunimit në fushën e policisë, ai theksoi se është i shkëlqyer dhe, siç tha, informacionet që Sllovenia merr nga vendi janë të rëndësishme jo vetëm për vendin por për mbarë Bashkimin Evropian.

TË FUNDIT

Fronti Europian kërkon interpelancë për Mexhitin, Toshkovskin, Isenin dhe Stoillkoviçin

“BDI-ja është leksion i mësuar”

Reagime pas dorëheqjes së Damevës, Qeveria: Vendimi ishte i drejtë

Hoda dënon djegien e flamurit, thotë se s’ka menaxhim politik

Në Maqedoni janë aktivë gati 2 milionë numra të celularëve, ja sa persona shfrytëzojnë “post-pejd” e sa “pri-pejd”

Snopçe: Të harmonizohet korniza e kualifikimeve me atë evropiane

ME TE LEXUARA

1
Fronti Europian kërkon interpelancë për Mexhitin, Toshkovskin, Isenin dhe Stoillkoviçin
1
“BDI-ja është leksion i mësuar”
1
Reagime pas dorëheqjes së Damevës, Qeveria: Vendimi ishte i drejtë
1
Hoda dënon djegien e flamurit, thotë se s’ka menaxhim politik
1
Në Maqedoni janë aktivë gati 2 milionë numra të celularëve, ja sa persona shfrytëzojnë “post-pejd” e sa “pri-pejd”

LEXO MË SHUMË

Fronti Europian kërkon interpelancë për Mexhitin, Toshkovskin, Isenin dhe Stoillkoviçin

“BDI-ja është leksion i mësuar”

Reagime pas dorëheqjes së Damevës, Qeveria: Vendimi ishte i drejtë

Hoda dënon djegien e flamurit, thotë se s’ka menaxhim politik

Në Maqedoni janë aktivë gati 2 milionë numra të celularëve, ja sa persona shfrytëzojnë “post-pejd” e sa “pri-pejd”

Snopçe: Të harmonizohet korniza e kualifikimeve me atë evropiane