Maqedonia e Veriut do të hap dosje të UDB-së dhe KOS-it

Iliria News Agency
Iliria News Agency

27 Janar, 2023

Ministri i brendshëm i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski theksoi në emisionin “Brifingu i Mëngjesit” se është formuar grupi punues i përfaqësuesve të të gjitha institucioneve kompetente për hapjen e dosjeve nga arkivat e UDB-së dhe KOS (Shërbimi Ushtarak Jugosllav).

Ministri Spasovski theksoi se ky grup pune do të vlerësojë se çfarë mund të hapet nga arkivat e UDB-së dhe KOS-it dhe që nuk do t’i dëmtojë interesat nacionale të vendit, përcjell INA.

Pyetjes së gazetarit nëse dhe kur do ta zbatojë Qeveria rekomandimin europian për hapjen e arkivave nga shërbimet sekrete të ish regjimit jugosllav në kuadër të luftës kundër krimit dhe korrupsionit, ai shpjegoi se është një çështje shumë e ndjeshme.

“Tragjedia e këtij rajoni është se ne të gjithë merremi shumë me historinë… Po të kishim më shumë guxim për të mbyllur disa çështje në vitet ’90, Bullgaria nuk do të na shantazhonte tani. Momentet historike duhet t’u lihen historianëve. Por kur vijnë cikle të tilla zgjedhore, është shumë e rëndësishme që politikanët të hapin këto tema emocionale. Sa i përket çështjes së hapjes së arkivave, ne kemi arkiva të hapura. Gjithçka në Arkivin Historik është e hapur për qytetarët. Është formuar grupi punues i përfaqësuesve të institucioneve kompetente, janë duke punuar në vlerësim dhe do të hapet gjithçka që nuk është e dëmshme për interesat nacionale të Maqedonisë”, theksoi Spasovski. (INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

spahiu

Spahiu: Kosova nuk duhet tërhiqet, është betejë për flamurin e Kosovës

haradinaj-kurti

Haradinaj: Kurti të japë dorëheqje qysh sot

Stoltenberg-600x360

Stoltenberg: Dhuna i rrezikon aspiratat euro-atlantike të Kosovës, do të sjellim edhe 700 trupa të tjera

zoran-milanoviq

Presidenti i Kroacisë: Serbia duhet ta pranojë që Kosova është e pavarur

barnatore

Maqedoni/ mungesa e antibiotikëve, mjekët: kjo është e papranueshme

Veton Surroi

Surroi: Porosia e ShBA-së të pranohet dhe të ketë bashkëbisedim rreth saj (VIDEO)

IMG_1703

Kurti për CNN: Nuk do t’ia dorëzoj republikën demokratike milicive fashiste

IMG_1704

Politologu austriak, Bieber: Përmes nëntokës kriminale dhe strukturave të sigurisë Vuçiq kontrollon plotësisht veriun e Kosovës

biljana angelova

Biljana Angellova, rektore e re e Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”

INFO

NA NDIQ