Maqedonia e Veriut do të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare

Iliria News Agency
Iliria News Agency

26/04/2023

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski takoi sot presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani ku në fokus ka qenë bashkëpunimi midis dy vendeve dhe prioritetet e përbashkëta.

Në takim siç thuhet, u nda një vlerësim i përbashkët se marrëdhëniet dypalëshe janë miqësore dhe konstruktive, me dialog të rregullt dhe të hapur dhe pa çështje të hapura mes dy vendeve.

Bashkëbiseduesit u dakorduan për hapat e mëtejshëm në drejtim të forcimit të bashkëpunimit të ndërsjellë dhe forcimit të miqësisë mes qytetarëve të dy vendeve.

Kryeministri Kovaçevski e uroi Kosovën për liberalizimin e miratuar të vizave dhe tregoi se Maqedonia e Veriut do të vazhdojë të mbështesë aktivisht aspiratat euroatlantike të Kosovës dhe anëtarësimin e vendit në organizatat rajonale dhe ndërkombëtare.

Me qëllim të thellimit të bashkëpunimit, u shpreh gatishmëria për organizimin e një seance të dytë të përbashkët të qeverive të dy vendeve, ku pritet të nënshkruhen marrëveshje të reja dypalëshe në disa fusha.

Kovaçevski theksoi se Kosova është një partner i rëndësishëm tregtar i Maqedonisë së Veriut dhe shprehu gatishmërinë për rritjen e bashkëpunimit ekonomik në të dy drejtimet”, thuhet në deklaratën e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

Duke iu referuar dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, kryeministri Kovaçevski theksoi se Maqedonia e Veriut mbështet përpjekjet e Bashkimit Evropian në këtë proces dhe inkurajon të dyja palët për dialog të mëtejshëm produktiv në drejtim të rritjes së besimit.(INA)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

zgjedhje maqedoni

17 milionë euro për zgjedhjet

kshz-2-800x445

Nga e premtja fillon afati për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidatët presidencialë dhe deputetë

Afrim Gashi

Gashi: Është momenti që ta përmbyllim një cikël të errët të jetës tonë, dhe t’i japim mundësi shpresës, suksesit!

Taravari

Taravari: Edhe sondazhi i Debat Plus shpalli fitues opozitën shqiptare VLEN, ndryshimi ka nis!

Qeveria talat xhaferi

Nga mbledhja e gjashtë e Qeverisë, ja vendimet

talat xhaferi fondacioni albiz

Xhaferi: Investimi te të rinjtë është investim i së ardhmes

sondazhi vlen bdi debat plus

Sondazhi i Debat Plus: Ja kush do t’i fitojë zgjedhjet tek shqiptarët në Maqedoni?

Taravari

Taravari: Ka gjasa që në raundin e dytë për president të shkojë një kandidat shqiptar

kuvendi parlamenti

Ligji i mediave kalon filtrin në komisionin parlamentar për çështje evropiane

INFO

NA NDIQ