Maqedonia e Veriut është vendi i dytë më i ndotur në Evropë

INA
INA

19/03/2024

Vetëm shtatë shtete përmbushin standardin ndërkombëtar për cilësinë e ajrit, ndërkaq ndotja vdekjeprurëse e ajrit përkeqësohet në disa vende për shkak të rikthimit të aktivitetit ekonomik dhe ndikimit toksik të tymit nga zjarret, thuhet në raportin e ri nga IQAir, faqja e interneti që tregon matjet e cilësisë së ajrit në botë. Maqedonia e Veriut, pas Bosnjës dhe Hercegovinës, është vendi më i ndotur në Evropë, sipas përqendrimit të grimcave PM2.5 në ajër. Menjëherë pas nesh janë Mali i Zi, Serbia, Turqia, Greqia dhe Shqipëria, transmeton Portalb.mk.
The Guardian raporton se nga 134 vende dhe rajone të përfshira në raport, vetëm shtatë, përfshirë Australinë, Estoninë, Finlandën, Grenadën, Islandën, Mauritaninë dhe Zelandën e Re, i përmbushin kufijtë e caktuara të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për grimcat e emetuara nga makinat, kamionët dhe nga proceset industriale.

Shumica dërrmuese e vendeve nuk e përmbushin këtë standard për grimcat PM2.5, të cilat janë më të vogla se gjerësia e një floku të njeriut dhe mund të shkaktojnë një sërë problemesh shëndetësore dhe madje edhe vdekje kur thithen.

Vendi më i ndotur, Pakistani, ka nivele PM2.5 14 herë më të larta se standardi i OBSH-së, sipas raportit të IQAir, ndërsa India, Taxhikistani dhe Burkina Faso janë gjithashtu ndër vendet më të ndotura.

Maqedonia e Veriut është në vendin e 32-të në botë sipas përqendrimit të grimcave PM2.5.

Ndotësit më të rrezikshëm nuk janë ata që shihen me sy, si pluhuri dhe tymi, po grimcat e ashtuquajtura PM (particulate matter), të cilat janë aq të vogla sa mund të depërtojnë në trup. Grimcat PM 10 shkaktojnë irritim të syve, fytit dhe hundëve, kurse niveli i lartë i tyre është i rrezikshëm për personat e ndjeshëm, pasi që përkeqëson frymëmarrjen te personat me astmë dhe rrit rrezikun e sulmit në zemër për personat që kanë probleme me shtypjen ose diabetin. Grimcat PM 2.5 janë më të rrezikshme, pasi që mund të depërtojnë thellë në mushkëri dhe në gjak dhe rrjedhimisht niveli i lartë i tyre dëmton mushkëritë dhe zemrën.

Ndotja e ajrit vret rreth 7 milionë njerëz në vit në mbarë botën, më shumë se SIDA dhe malaria së bashku, dhe efekti ndihet më shumë në vendet në zhvillim, ku nuk kanë matje të besueshme të cilësisë së ajrit, thuhet në raport.

Ka vite të tëra që Portalb.mk, alarmon për situatën me ajrin e ndotur në Shkup, Tetovë dhe gjithë shtetin dhe se masat e marra nga autoritetet nuk japin rezultatet e duhura.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

afrim gashi

Gashi nga Cyrihu: Jemi të interesuar ta ndryshojmë jetën e shqiptarit në Maqedoni

femijet mergimtare greqi diaspora

Diaspora dhe të pavendosurit vendimtarë për fituesin e zgjedhjeve

bilall kasami

Kasami nga Zvicra: Mërgimtarët sjellin mbi 1 miliardë euro në Maqedoni, nuk duhet të presin nga 8 orë në kufi

izet mexhiti

Mexhiti: Një parti e dalur nga lufta që përfundon me komunitetet e vogla, është hap i parë drejt shkrirjes në VMRO ose LSDM

taravari arben

Taravari nga Cyrihu: Këto janë zgjedhje historike, garojnë albinizmi me vuçizmin

izet mexhiti

Izet Mexhiti: Ali Ahmeti vendosi brenda natës që ta kandidojë Bujarin për president për ta përçarë votën shqiptare

gordana-siljanovska-1392x899

Kandidatja Gordana Silanovska: Nëse ndryshohet Kushtetuta, do të respektoj vendimin

zgjedhje maqedoni

Më 24 prill, hapi sytë mirë dhe voto

Grubi bujar osmani talat xhaferi

Osmani: Populli shqiptar, model për revolucionarët e shtypur në botë

INFO

NA NDIQ