Maqedonia e Veriut i tregoi arsyet pse u bë bashkësponsore e rezolutës amerikane në OKB në lidhje me luftën në Ukrainë

Picture of Ina Online
Ina Online

24/02/2025

Ministria për Punë të Jashtme në Maqedoninë e Veriut ka numëruar disa arsye pse ka vendosur të mbështesë dhe voton rezolutat në Asamblen e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ku nuk u fajësua Rusia për fillimin e luftës me Ukrainën transmeton Portalb.mk.

“Vendimet e Republikës së Maqedonisë së Veriut në lidhje me mbështetjen dhe votimin për rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara janë marrë në bazë të hulumtimit dhe analizës së plotë të lëvizjeve aktuale globale të politikës së jashtme, qëndrimeve të përcaktuara të aktorëve ndërkombëtarë me ndikim, angazhimit tonë për përforcimin e paqes, sigurisë dhe prosperitetit në botë, si dhe interesit strategjik të shtetit për krijimin e një pozicioni të qëndrueshëm dhe ndërtimin e marrëdhënieve më të forta me partnerët tanë strategjikë”, deklaruan nga MPJ-ja.

Ata vlerësuan se vendimet e sotme janë në përputhje me qëndrimet e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për armëpushim ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë.

“RMV-ja riafirmoi mbështetjen e saj të fortë për Ukrainën dhe vazhdon të dënojë agresionin e Federatës ruse, në të njëjtën kohë duke shprehur solidaritet dhe përgjegjësi të fortë ndaj popullit ukrainas dhe përpjekjeve të tij për të mbrojtur plotësisht integritetin territorial, sovranitetin, pavarësinë, lirinë dhe demokracinë”, sqaroi Ministria.

Ata theksuan se ky qëndrim i Maqedonisë së Veriut nuk nënkupton ndryshim ose tërheqje të qëndrimeve të shprehura më parë.

Ndryshe, SHBA-ja dorëzoi një projekt-rezolutë në OKB që përdor gjuhë më pak kritike për pushtimin e gjithanshëm të Rusisë në Ukrainë sesa projekt-rezoluta e propozuar nga Bashkimi Evropian dhe Ukraina. Bashkë-sponsorizues të rezolutës amerikane janë Gjeorgjia, Hungaria, Izraeli dhe Maqedonia.

Asambleja e përgjithshme është bërë organi më i rëndësishëm i OKB-së që merret me Ukrainën. Ndryshe nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, ku anëtarët e përhershëm Britania e Madhe, Kina, Franca, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara kanë të drejtën e vetos, asnjë shtet anëtar nuk ka të drejtën e vetos në Asamblenë e Përgjithshme. Rezolutat e miratuara nga organi prej 193 anëtarësh nuk janë ligjërisht të detyrueshme, por ndiqen nga afër në mbarë botën.

TË FUNDIT

Prokuroria nis parahetim për vdekjen e Vedatit! Autopsia duhet ta vërtetojë gabimin e doktorit

Institucionet fasadë po kalben nga brenda

Nga 150.000 denarë ndihmë fillestare për çdo familje të prekur nga tragjedia e Koçanit

Tragjedia e spitalit të Tetovës, si shpëtuan kokat e mëdha?!

Nxiret para gjykate i akuzuari për mashtrim ndaj një gruaje të moshuar për 30.000 euro për një aksident të rremë trafiku

Toshkovski: Kallëzim penal ndaj 34 personave fizikë dhe tre juridikë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË