Maqedonia e Veriut- ja kur daton ky emër dhe kush e vendosi?!

0

Maqedonia Veriore – Fletë e shqyer e historisë

Partitë Politike Shqiptare,tashmë me veprimtaritë e tyre para Shqiptarëve do të duhet që Programet e tyre,politike, ekonomike ti përshtatin realitetit të ri. S’ka vend për rahje gjoksi se kush sa kontriboi që nga regjimi autoritarist kriminal shovenist të Gruevskit dhe sejmenëve shqipfolës të kreut të BDI-së.
Të gjith shqiptarët e dinë se që nga momenti i shpallosjes së ashtuquajturave”bomba”, së bashku me shoqëritë civile dhe partinë e lsdm-së, kontribut madhorë duke qenë dhe vet pjesmarrëse në protesta ishin dhe Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja BESA, pa angazhimin e këtyre dy Partive shqiptare, regjimi i kriminelit Gruevski me siguri do të vazhdonte, ashtu siq bënë vite me radhë VMRO-BDI.
Të qenurit antare e NATO-s ose në Aleancën Veri Atllantike,nuk do të thotë që zgjidhet dhe sistemi juridiko-kushtetues dhe ai politik dhe etnik i mbrendshëm,ky është ekskluzivitet i shtetit antare, NATO ashtê aleancë gjeostrategjike ushtarake, që mbron integritetin territorial nga ndonjë agresion i jashtëm, dhe kjo tashmë Maqedoninë Veriore automatikisht e mban të sigurtë nga Rusia dhe aleatet e saja.
Kjo është gjë pozitive,por partitë politike shqiptare duhet fuqishëm të angazhohen në reformat e mbrenshme si ato juridiko-kushtetuese,ekonomike e kombëtare, nëqoftëse ka mungesë vullneti nga palët tjera Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja BESA do duhej të kërkonin zgjedhe të parakohshme menjëherë pas ratifikimit të marrveshjes nga pala Greke dhe ftesës për antarsim në NATO.
Emri Maqedonia e Veriut,nuk është një shpikje e re,siç trumbetojnë disa sharllatana të politikës apo pseudo “analistësh” shqiptarë të pa lexueshëm. Pa u zgjatur ma thellë në histori mund tju the shkurt, se edhe në vitet 1891 e deri në vitet 1908 ky emër ka qenë në qarkullim nga Anglezët fillimisht dhe e pranueshme nga krahu Bullgar i VMRO-së e udhëhequr nga Goce Dellçevi që në fillesat e saja nga gjimnazi Bullgar në Selanik. E tërë kjo thënë shkurt u përmblodh në Manifest politik nga Universiteti i Sofjes më 1906,aty theksohej qartë dhe vija politike antiserbe dhe antiruse, që më vonë më 1913 çoi në pushtimin e kësaj hapsire gjeografike nga serbët me ndihmën e bjellogardistëve rus, por dhe me gabimin e udhëheqësve politik shqiptar që kërkuan nga kryengritësit shqiptarë ,pasi hynë në Shkup e Kumanovë të tërhiqeshin mbrapsht në mbrendinë e Kosovës
Historia është një shkencë e rëndë në ndëshkimin e saj,sikurse edhe vetëm një fletë tja shqyesh. Mos lejojmë më gabime,por sipas pyetjes tju japim përgjigjen bashkarisht.

Eugen SHEHU

(Foto,kopertina e manifestit Bullgar për Maqedoninë Veriore.Arkivi unuversitar oksfordit)