Maqedonia e Veriut me akses në internetin e ofruar nga satelitët Starlink të Elon Musk

“Starlink tani është drejtpërdrejt në Maqedoninë e Veriut! I ngazëllyer për akses të mëtejshëm në internetin me brez të gjerë me shpejtësi të lartë dhe me vonesë të ulët në Ballkan”, shkruan SpaceX në Twitter, përcjell INA.

Satelitët Starlink të Elon Musk ofrojnë internet me shpejtësi të lartë dhe me vonesë të ulët në të gjithë botën.

Shërbimi i internetit i Starlink i ofruar përmes një rrjeti kullash dhe një plejade satelitësh në orbita të ulëta mund t’i ofrojë Maqedonisë një avantazh sigurie ndaj infrastrukturës tradicionale të internetit me bazë tokësore.

SpaceX ka lëshime të njëpasnjëshme për këtë javë, me Falcon 9 që lëshon 53 satelitë Starlink të premten në LC-39A në Florida, ndërsa të shtunën, Falcon 9 do të nisë misionin SARah-1 nga Space Launch Complex 4E në Kaliforni. (INA)