Maqedonia e Veriut me trajner të ri

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll do të zgjedh trajnerin e ri, pasi që pritet largimi i trajnerit Igor Angellovski, i cili zyrtarisht paralajmëroi tërheqjen pas duelit të fundit në evropian me Holandën.

Por sipas portalit Ekipa.mk, Bllagoja Milevski do të jetë trajneri i ri, i cili njihet për suksesin e arritur me përfaqësuesen e të rinjve në europianin 2017 në Poloni. Ai po ashtu është njeriu që kontribuoi tek shumica e lojtarëve aktual të përfaqësueses që u kualifikuan në Euro 2020.

Ai aktualisht është trajner i seniorëve të reprezentacionit deri në 21, ndërsa në vend të tij pritet të emërohet Dragan Kanatllarovski. (INA)