Maqedonia e Veriut merr masa për kremtimin e datëlindjes së Goce Dellçevit

Iliria News Agency
Iliria News Agency

26/01/2023

Të shtunën, më 4 shkurt 2023, shënohet data e lindjes së revolucionarit Goce Dellçev. Me këtë rast, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të realizojë kremtim solemn.

Me këtë rast, kryeministri Kovaçevski tha: “e siguroj publikun maqedonas se Ministria e Punëve të Brendshme do të bëjë gjithçka, në përputhje me të gjitha ligjet dhe kushtetutën e vendit, që 4 shkurtin – datën e lindjes së Goce Dellçevit, ta kremtojë në mënyrë të qetë dhe të dinjitetshme, duke garantuar sigurinë e të gjithë qytetarëve në shtet.”

Kovaçevski e theksoi këtë nga foltorja e parlamentit, duke u përgjigjur në pyetje të deputetit Antonio Milloshoski nga radhët e VMRO-DPMNE-së.

Duke iu përgjigjur pyetjes nëse Qeveria në përputhje me nenin 11 të Ligjit për të Huajt e ka shqyrtuar rekomandimin për shpalljen persona non grata të disa shtetasve të Republikës së Bullgarisë, kryeministri tha të huajit që synon të qëndrojë në vend deri në 90 ditë ose për çdo periudhë deri në 180 ditë, mund t’i ndalohet hyrja në vend nëse është person për të cilin në sistemin e kontrollit të pasagjerëve është dhënë paralajmërim për ndalim hyrjeje nëse paraqet kërcënim për rendin publik, sigurinë kombëtare, marrëdhëniet ndërkombëtare të shtetit ose kërcënim për shëndetin publik.

– Sipas raporteve dhe analizave që kanë shërbimet e sigurisë dhe që ka MPB-ja, në ditën e kremtimit dhe në ditët më parë, MPB-ja do të veprojë sipas informacioneve dhe të dhënave që ka nga burimet e veta dhe normalisht nga shërbimet dhe në përputhje me konkluzionin e Qeverisë, Ministria e Punëve të Brendshme duhet të jetë përgjegjëse të sigurojë kremtim të qetë dhe dinjitoz të 4 shkurtit, datëlindjes së Goce Dellçevit, theksoi Kovaçevski.

Ngjarja, siç tha ai, karakterizohet si një ngjarje me rrezikshmëri të lartë për sa u përket deklaratave që vijnë nga brenda dhe jashtë, dhe sipas kësaj, Ministria e Brendshme, shtoi ai, është përgjegjëse sipas procedurave dhe ligjit që ka të organizojë një kremtim paqësor dhe për këtë Ministria e Brendshme tashmë ka ndërmarrë veprimet e nevojshme.

Javët e fundit janë shtuar tensionet mes Shkupit dhe Sofjes, pas deklaratave nacionaliste të disa politikanëve bullgarë dhe rrahjes së sekretarit të Klubit të Bullgarëve në Ohër. Autoritetet në Shkup druajnë nga eskalimi i tensioneve më 4 shkurt, në ditën e lindjes të Goce Dellçevit – figurë historike për të cilën ka kontest mes maqedonasve dhe bullgarëve.

Ndryshe, politikani nacionalist bullgar, njëkohësisht eurodeputet, Angel Xhambaski, paralajmëroi se do të marrë pjesë në shënimin e ditës së lindjes të Goce Dellçevit në Shkup. Presidenti Stevo Pendarovski bëri thirrje që Xhambaskit t’i ndalohet hyrje në vend, për shkak të deklaratave të tij të vazhdueshme të cilat Shkupi i konsideron provokuese.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Moti_26-780x470-1

Mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla lokale

Hristijan Mickoski

VMRO-DPMNE i zyrtarizoi emrat e bartësve të listave për zgjedhjet parlamentare

izet mexhiti

Mexhiti: Ne të VLEN-it jemi me Albin Kurtin, por ju të BDI-së jeni me Kurto Dudushin (VIDEO)

ali ahmeti kurto dudush

Dudush: Ali Ahmeti është babai i kombit, duhet të respektohet nga të gjithë

Ali Ahmeti fronti

Mësohet lista e kandidatëve për deputetë e Frontit Europian

tetov

Ndërroi jetë kryetari i parë i Komunës së Tetovës (FOTO)

vlen saraj

VLEN hapin shtabin zgjedhor në komunën e Sarajit

menduh thaci

Menduh Thaçi morri pjesë në iftar në Gostivar (FOTO)

stojance-angellov-701x430

Angellov: Do të kthehesha në LSDM nëse më japin rrogë 5.000 euro

INFO

NA NDIQ