Maqedonia e Veriut mposhtet edhe nga Bullgaria

Përfaqësuesja e futbollit të Maqedonisë së Veriut e ka mbyllur me disfatë këtë edicion të Ligës së Kombeve, pasi sonte u mposht në “Todor Arena” me rezultatin 1:0.

Minutat e parë folën për përfaqësuesen e vendit e cila krijoi disa raste të njëpasnjëshme, megjithatë në minutën e 14-të mbeti me një lojtar më pak në fushë, pasi Todorovski u ndëshkua me karton të kuq pas startit të palejuar ndaj kundërshtarit. Edhe përkundër këtij fakti djemtë e trajnerit Bllagoja Milevski vazhduan të sulmojnë, megjithatë në pushim u shkua me rrjeta të paprekura.

Fillimi i pjesës së dytë rezultoi i mbarë për bullgarët, pasi Despodov dërgon topin në rrjetë për epërsi 1:0 të miqve. Deri në fund përfaqësuesja e vendit u mundua të vijë deri tek goli, megjithatë miqtë administruan takimin dhe morën 3 pikë në “Todor Proeski”. Pas këtij triumfi Bullgaria ngjitet në pozitën e dytë në grupin 4 të Ligës C me 9 pikë, ndërsa Maqedonia e Veriut renditet e treta me 7 pikë të tubuara.