Maqedonia e Veriut mposhti Letoninë me golat e Pandev dhe Bardhit

0

Reprezentacioni i Maqedonisë së Veriut në futboll mbrëmë shënoi fitore me rezultat 2:0 në ndeshjen përballë Letonisë, në kuadër të grupit G për Euro 2020. Kjo ishte fitorja e dytë në kuadër të ndeshjeve kualifikuese. Golat e fitores në këtë ndeshje si mysafirë u shënuan në pjesën e parë. I pari shënoi në minutën e 14 sulmuesi i njohur Goran Pandev, ndërsa tre minuta më vonë në ate të 17 shënoi mesfushori i talentuar, Enis Bardhi.Kundërshtari i ardhshëm i Maqedonisë së Veriut më 10 tetor në Shkup do të jetë Sllovenia, ndërsa 3 ditë më vonë, futbollistët e Maqedonisë do të përballen me Poloninë në transfertë.(INA)