Qeveria e Maqedonisë së Veriut njoftoi të dielën se po mbyllte hapësirën e saj ajrore ndaj Rusisë, pas një sërë vendesh të tjera të BE-së, ndërsa ato forcojnë sanksionet kundër Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë.
Në seancën e sotme të 18-të, Qeveria vendosi që t’i bashkohet rekomandimeve të BE-së dhe shteteve anëtare që tashmë kanë marrë një vendim të tillë, për të vendosur ndalimin e hyrjes në hapësirën ajrore të Maqedonisë së Veriut për kompanitë ajrore nga Federata Ruse, përcjell INA.
Nga ky vendim përjashtohen fluturimet humanitare dhe emergjente.
“Qeveria e udhëzoi instituticionet përgjegjëseqë të kryejnë veprimtarinë e ofrimit të shërbimeve të navigacionit ajror M-NAV për të filluar procedurën për zbatimin e këtij vendimi dhe për të informuar autoritetet evropiane të aviacionit”, tha qeveria në një deklaratë pas seancës.(INA)