Maqedonia e Veriut në hall për gjykatës, qytetarët me vite kërkojnë epilog për lëndët tyre

Picture of ina-online
ina-online

25/05/2024

Gjykatat në të gjithë Maqedoninë e Veriut po përballen me mungesë serioze të gjykatësve. Qytetarët me muaj madje me vite kërkojnë epilog për lëndë të caktuar nëpër labirintet e gjykatave.

Në Gjykatën Themelore të Strugës, delegohen gjykatës nga Shkupi ose për raste të caktuara gjykimet dërgohen në qytetin e Ohrit, raporton Alsat-M, transmeton Klankosova.tv .

“Këta gjykatës që janë këtu, nuk dinë çfarë të bëjnë me numrin e madh të lëndëve dhe si t’i zgjidhin ato, janë shkelur afatet ligjore të parashikuara në ligj, duke qenë se nuk mund të veprojnë sipas afateve, për shkak të numrit të madh. Seancat caktohen për dy-tre muaj, pastaj fillon procedura prej në fillim. E tërë kjo komplikohet për shkak të mungesës së gjykatësve”, tha avokati, Vllado Çingoski.

Zgjidhja, thotë profesori Borçe Davitkovski, është në ndryshimet e ligjit, me të cilat u mundësua përzgjedhja e gjykatësve nga radhët e bashkëpunëtorëve profesionalë në gjykata, të cilët kanë përvojë pune dhe praktikë 10-15 vjet.

“Gjenerata e mëparshme që ka mbaruar Akademinë e gjykatësve, të gjithë duan të qëndrojnë në Shkup. Në Kriva Pallankë, në Kratovë dhe në disa qyteza nuk kishte gjykatës. Dhe çfarë bënë ata që janë fëmijë të dikujt, me lidhje politike dhe me kërkesë në Gjykatën Supreme, të gjithë qëndruan në Shkup. Tani ato gjykata janë bosh, dhe nga ana tjetër kemi mbipopullim në Shkup. Ne po e bllokojmë veten dhe kjo është rezultat i ndikimit të politikës”, tha Davitkovski.

Një nga propozimet është racionalizimi i gjykatave.

“Ndoshta duhet të ndryshohen edhe kompetencat e gjykatave. Për këtë arsye, një gjykatës zhvendoset nga një gjykatë në tjetrën. Atëherë do të racionalizohen edhe gjykatësit”, theksoi profesori, Arsen Janevski.

TË FUNDIT
2 orë
Parlamenti me 5 nënkryetarë, 3 prej tyre u votuan sot
2 orë
VLEN: Skandaloze-Merko i “Listës Zezë Amerikane” fitoi edhe një bakshish nga BDI në ikje
3 orë
Anketa e IPSOS: Fronti dhe VLEN me barazim
4 orë
Pluhuri i shkretëtirës së Saharasë do të prekë Maqedoninë e Veriut sot dhe nesër
4 orë
Bexheti: Asnjëherë nuk kemi ikur nga zgjedhjet

ME TE LEXUARA

1 ditë
Për 9.5 milionë euro, Lidl e ka blerë objektin e Mr.Bricolage nga “Skopski Pazar”
6 orë
Në Kumanovë në maj janë regjistruar mbi 900 nxënës në klasën e parë
1 ditë
Mickoski të martën dërgon në Kuvend përbërjen e kabinetit qeveritar
10 orë
Kuvend, seancë për zgjedhjen e nënkryetarëve dhe formimin e trupave punues
1 ditë
Gashi takon ambasadorin e Kosovës në Maqedoni, Florian Qehajën
6 orë
Tani shkencat mjekësore mund ti kryeni edhe në universitetin e njohur si i Ramiz Merkos, lejen ia ka dhënë ministri në ikje i BDI-së
1 ditë
Osmani: Gjithçka për shqiptarët duhet të kaloj përmes Frontit
10 orë
Gashi takon sot Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj
1 ditë
Këto janë emrat e përmendur për zv/ministra në Mbrojtje dhe Bujqësi nga VLEN?!

LEXO MË SHUMË

Kuvendi parlamenti maqedoni

Parlamenti me 5 nënkryetarë, 3 prej tyre u votuan sot

IMG_2957

VLEN: Skandaloze-Merko i “Listës Zezë Amerikane” fitoi edhe një bakshish nga BDI në ikje

fronti evropian vlen

Anketa e IPSOS: Fronti dhe VLEN me barazim

ere pluhuri

Pluhuri i shkretëtirës së Saharasë do të prekë Maqedoninë e Veriut sot dhe nesër

blerim bexheti

Bexheti: Asnjëherë nuk kemi ikur nga zgjedhjet

shkupi komunikacion

“Kjo është pafytyrësi” – Qytetarët të revoltuar me regjimin e posaçëm të komunikacionit në Shkup

Ministria-Arsimit

MASH: Është përgatitur ditari i ri elektronik, do të përdoret pasi të kalojë fazën e testimit

policia-714x420

Ndalohet një shtetas turk në “Deve Bair”, kapet me dokumente të falsifikuara

IMG_2950

Tani shkencat mjekësore mund ti kryeni edhe në universitetin e njohur si i Ramiz Merkos, lejen ia ka dhënë ministri në ikje i BDI-së

INFO

NA NDIQ