Maqedonia e Veriut në pritje të sulmit më të madh kibernetik, alarmon IFIMES

Iliria News Agency
Iliria News Agency

04/05/2023

Instituti Ndërkombëtar për Studimet e Lindjes së Mesme dhe Ballkanit (IFIMES) alarmon se Maqedonia e Veriut pritet të përballet me një sulm të madh kibernetik.

Sipas një Raporti të IFIMES,  bëhet fjalë për një operacion sekret  të koduar “Rösselsprung”, që po koordinohet nga Budapesti.

“Qëllimi kryesor i operacionit është rrëzimi i qeverisë aktuale dhe kthimi i ish-kryeministrit Nikolla Gruevski në Maqedoninë e Veriut. Prandaj, është e rëndësishme që autoritetet maqedonase, së bashku me partnerët dhe aleatët nga BE dhe SHBA, të insistojnë me Hungarinë për ekstradimin zyrtar të Gruevskit në Maqedoninë e Veriut. Destabilizimi i shtetit është intensifikuar përmes gjenerimit të skandaleve të shumta. Më shumë se 160 portale mediatike që prodhojnë lajme të rreme dhe skandale janë zbuluar dhe lokalizuar. Kompania që menaxhon faqet e internetit që mbështesin partinë opozitare VMRO-DPMNE është e lidhur me shërbimin e transmetimit publik hungarez Magyar Televizo (MTV), i cili favorizon partinë në pushtet Fidesz të kryesuar nga kryeministri hungarez Viktor Orbán. Fokusi i operacionit të inteligjencës Rösselsprung është ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski (LSDM), sepse qëllimi është që patjetër të lahen hesapet me të. Prandaj, parashikohet sulmi më i madh i sigurisë-zbulimit ndaj Maqedonisë së Veriut dhe ministrit Spasovski”, thekson Raporti i IFIMES. (INA)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

lista zgjedhore

Nesër fillon inspektimi publik i Listës Zgjedhore për zgjedhjet presidenciale dhe kuvendare

Jovan mitreski

Mitreski: Marrëveshjet ndërkombëtare s’mund të ndryshohen me ligj tjetër

osmani taravari

Sondazh: Arben Taravari apo Bujar Osmani, kush do të merr mbështetjen e shqiptarëve më 24 prill?

shqiptar-mal i zi

Shqiptari i vrarë sot në Mali të Zi, kishte kërkuar statusin e dëshmitarit, ka ofruar informacione për disa vrasje

Bilall Kasami

Kasami: Rikonstruimi stadiumit do të fillojë në muajin mars

policia-1-1-1392x766

Humbet ky papagall në Shkup, kush e gjen merr shpërblim prej 1000 euro

scholz-shulc-olaf

Gjermania nuk do të dërgojë trupa tokësore në Ukrainë

Bujar-Osmani2-1-650x400-1

BDI: Bujar Osmani është kandidati i parë i konfirmuar për President të shtetit

vmro

OBRM-PDUKM: Spasovski dhe Kovaçevski, Maqedoninë e kanë shndërruar në Kolumbi

INFO

NA NDIQ