Maqedonia e Veriut në vendin e 108 me forcë ushtarake

Picture of Iliria News Agency
Iliria News Agency

09/01/2023

Maqedonia e Veriut për vitin 2023, në listën e fundit si fuqi ushtarake radhitet e 108-ta nga 145 shtete të konsideruara për rishikimin vjetor të Global Firepower (GFP), njoftoi internet-portali “Global Firepower”.

Krahasuar me vitin e kaluar për Republikën e Maqedonisë së Veriut, ky është përparim për ushtrinë e Maqedonisë së Veriut për 27 vende në listën e aftësive dhe fuqisë ushtarake të armatave në botë.

Renditja e finalizuar e Global Firepower shfrytëzon mbi 60 faktorë individualë për të përcaktuar rezultatin PowerIndex të një kombi të caktuar (‘PwrIndx’) me kategori që lëvizin nga sasia i njësive ushtarake dhe gjendja financiare, deri te aftësitë logjistike dhe gjeografia.

Radhitja, njoftoi portali, e kombeve të botës bazohet në fuqinë aktuale të zjarrit në dispozicion.

Nga fqinjësia, Greqia në listën e aftësisë dhe fuqisë ushtarake të armatave është në vendin e 30-të, ndërsa Serbia në vendin e 58-të, Bullgaria është menjëherë pas saj në vendin e 59-të, Kroacia është në vendin e 69-të, Sllovenia në vendin e 86-të, ndërsa Mali i Zi në vendin e 128-të dhe Bosnja dhe Hercegovina në vendin e 133-të, Kosova në vendin e 134.

E para në këtë listë për situatën aktuale janë SHBA-ja, e dyta Rusia, e treta Kina, e katërta India, e pesta Mbretëria e Bashkuar, e gjashta është Koreja e Jugut, pastaj Pakistani, Japonia, Franca dhe Italia. Ukraina është në vendin e 15-të.

“Formula jonë e brendshme unike mundëson që kombet më të vogla, më të avancuara teknologjikisht të konkurrojnë me fuqitë më të mëdha, më pak të zhvilluara dhe modifikues të veçantë, në formën e shpërblimeve dhe ndëshkimeve, aplikohen për të rafinuar më tej listën që përpilohet çdo vit. Shigjetat me ngjyra (gjelbër, gri dhe e kuqe) tregojnë krahasimet e tendencave nga viti në vit (lart, i qëndrueshëm, poshtë). Tendencat nuk tregojnë domosdoshmërisht një rënie të fuqisë pasi ndryshimet në formulën e GFP-së gjithashtu mund të përbëjnë këtë”, thuhet në faqen e internetit Global Firepower.

TË FUNDIT
40 minuta
“Dallëndyshja e kujtesës", rikthehet në Tetovën e Nexhat Pustinës
44 minuta
Kasami: Llërca e dëshmoi lirinë, demokracinë dhe të qenurit e pagjunjëzuar
2 orë
Azizi: VLEN nga sot ka plus një deputet
2 orë
VLEN i merr një deputet Frontit në njësinë 6
2 orë
Fronti Evropian ruan deputetin e katërt në njësinë e 5-të zgjedhore

ME TE LEXUARA

1 ditë
Mbi 100% rritje e denoncimit të diskriminimit! Orientimi seksual dhe përkatësia etnike mes paraqitjeve më të shpeshta
9 orë
VLEN në qeveri/ Aleanca për Shqiptarët me dy ministri
2 ditë
Këshilli Gjyqësor me seancë urgjente në mesnatë, “për t’ia marrë imunitetin gjykatësit Naqe Georgiev”
1 ditë
Tetova sivjet me 123 filloristë më pak – Në klasë të parë pritet të regjistrohen 838 nxënës
6 orë
Korrupsioni "pret" pyjet në Maqedoninë e Veriut
1 ditë
PTHP: Hetim ndaj dy personave për marrje ryshfeti
13 orë
Escobar: BE-ja dhe SHBA-të ia bënë të qartë qëndrimin e tyre Siljanovskës! VMRO-DPMNE garanton se do të mbetet e përkushtuar në rrugën europiane

LEXO MË SHUMË

emin azemi

“Dallëndyshja e kujtesës”, rikthehet në Tetovën e Nexhat Pustinës

kasami tubim

Kasami: Llërca e dëshmoi lirinë, demokracinë dhe të qenurit e pagjunjëzuar

adnan azizi

Azizi: VLEN nga sot ka plus një deputet

VLEN FRONTI

VLEN i merr një deputet Frontit në njësinë 6

fronti evropian

Fronti Evropian ruan deputetin e katërt në njësinë e 5-të zgjedhore

ixhet memeti

Afera me €10000, Ixhet Memeti: S’kam bërë asgjë kundërligjore, nuk e njoh Boro Stojçevin

LSDM SDSM Kovacevski zecevic

Dimitar Kovaçevski jep dorëheqje nga funksioni kryetar i LSDM-së

Arben Taravari VLEN

Taravari me “pako” të begatshme në Qeveri

burgu-idrizove

Zjarr në burgun e Idrizovës, katër gardian përfundojnë në toksikologji

INFO

NA NDIQ