Maqedonia e Veriut nuk do të dërgojë ushtarë në Ukrainë

Picture of designer@fetishimedia.ch

01/03/2022

Ministrja e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska theksoi se Maqedonia nuk do të dërgojë trupa, por ndihma ushtarake, përpos atyre humanitare. Sipas saj, kjo ndihmë ushtarake nuk do të zvogëlojë kapacitetet dhe armatimin e ARM-së.

“Vendimi për dërgimin e trupave tona në Ukrainë nuk do të ekzistojë. Si anëtare e NATO-s, ne do të respektojmë dhe zbatojmë të gjitha vendimet e marra brenda Aleancës, sepse jemi pjesë integrale e procesit të vendimmarrjes. Ndihma ushtarake për Ukrainën është në përputhje me kërkesat e autoriteteve ukrainase dhe bëhet fjalë për pajisje dhe armatime ushtarake”, theksoi Petrovska.

Nga ana tjetër Moska ka paralajmëruar se kushdo që furnizon Ukrainën me armë do të mbajë përgjegjësi.

Sipas vlerësimeve të fundit të Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët, më shumë se 660 mijë refugjatë janë larguar nga vendi që kur Rusia nisi pushtimin e saj ushtarak në Ukrainë. Shumica e refugjatëve janë në Poloni, e ndjekur nga Hungaria, Moldavia, Rumania dhe Sllovakia. Edhe Maqedonia do të ofrojë kapacitete në varësi të mundësive, thotë Petrovska në rast se vendi gjendet në rrugën e refugjatëve nga pikat e nxehta ushtarake.(INA)

TË FUNDIT

Ahmeti: Hajde t’i kapim hajdutët

Gani Geci: Tmerri i tmerrit është për ata që, për interesa politike, mundohen ta zbehin Epopenë e UÇK-së dhe festën e Pavarësisë së Kosovës

Ndërtesë 600 mln euro në Dubai/ Zaev demanton Gruevskin: Sa i çmendur duhet të jetë një njeri

Kush janë figurat historike të PDK-së që po rrezikojnë të mos zgjedhen deputet?

Ziberi: Të burgosurit kanë nevojë për kujdes të përhershëm shëndetësor

Zbulohet letra që Gjesti i shkroi ish-të dashurës

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË