Maqedonia e Veriut po zbrazet gjithnjë e më shumë, shteti pa strategji për parandalim

Picture of INA
INA

06/07/2024

Maqedonia e Veriut nuk ka pasur strategji të mirëfilltë për parandalimin e largimit të fuqisë punëtore nga vendi. Kështu deklaron drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri Perëndimore, Durim Zekiri, në lidhje me shifrat alarmante që i publikoi Enti Shtetëror i Revizionit.

Sipas raportit Maqedonia e Veriut ndodhet në top 5 vendet me migrim masiv të kuadrit të arsimuar.

“Sa i përket lëvizjes së fuqisë punëtore në Maqedoninë e Veriut dhe në Ballkan, mendoj se është trend i cili është duke ndodhur, por ja që shteti nga shtet ndryshon mbi atë se çfarë qasje ka pasur mbi këtë fenomen. Këtu duhet të jemi të sinqertë që të themi të vërtetën se Maqedonia e Veriut nuk ka pasur një strategji të mirëfilltë e cila do ta parandalonte apo së paku ta minimizonte këtë efekt që në shikim të parë, mbase duket ndoshta ndonjëherë pozitiv, por që në plan afatmesëm dhe afatgjatë migrimi dhe kjo normë e lartë e migrimit dhe fuqisë punëtore në përgjithësi, ka efekte negative në ekonomikë dhe mirëqenien e të gjithë atyre që do të ngelin në vend”, tha Durim Zekiri, drejtor ekzekutiv i OEMVP-së.

Sipas Zekirit, për të parandaluar emigrimin e fuqisë punëtore, shteti duhet të ndërmarrë masa për funksionimin e institucioneve dhe shtetit të së drejtës me qëllim që të krijohen parakushte të tjera për të zhvilluar ekonomi dhe biznes.

“Duhet të kemi parasysh se ky problem është shumë kompleks dhe nuk trajtohet shumë lehtë ashtu siç dëgjojmë dita ditës. Mendoj që Oda Ekonomike e Maqedonisë Perëndimore është institucioni i vetëm i cili, përpos që ka bërë identifikimin e problemit, ka dhënë edhe solucionin e saj, për të njëjtin problem. Ku ne si Odë, kemi kërkuar së pari të kemi institucione të shëndosha, të mirëfillta të cilët kryejnë punën e tyre ashtu siç duhet dhe më pas kemi kërkuar që shteti legjislativ, gjegjësisht gjyqësori të jetë i pavarur dhe të funksionojë, të ketë sundim të ligjit e më pas janë elementet tjera siç janë, shëndetësia, arsimi, siguria në përgjithësi”, u shpreh Durim Zekiri, drejtor ekzekutiv i OEMVP-së.

Sipas Entit të Revizionit, prej vitit 2013-të deri në vitin 2021, Maqedonisë së Veriut i kanë ikur mesatarisht nga 2.500 persona në vit me arsim të lartë, për të cilët, shteti ka investuar rreth 725 milionë euro. Sipas hulumtimit, masat e ndërmarra nga shteti për të parandaluar këtë fenomen, nuk kanë qenë efektive. Nga ana tjetër, sipas raportit të Organizatës Ndërkombëtare për Migracion për vitin 2020, Maqedonia e Veriut ndodhet në top 20 vendet në botë për emigrim më masiv jashtë vendit, ndërkaq sipas vlerësimeve të Bankës Botërore, thuajse 40% e kuadrove me arsim të lartë e kanë lëshuar shtetin./Alsat.mk

TË FUNDIT
6 orë
CNN zbulon prapaskenat, ja kur e mori Joe Biden vendimin përfundimtar për t’u tërhequr nga gara për President
10 orë
Mexhiti në mesin e mërgimtarëve:Ju po mbani gjallë frymën e atdheut
10 orë
Presidenti Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale
15 orë
LSDM: 20 000 euro për udhëtimin komod të Mickoskit dhe ministrave në Uashington!
15 orë
VMRO-DPMNE: BDI kur s’është në Qeveri për të vjedhur, krijon çështje etnike dhe ndarje

ME TE LEXUARA

19 orë
Mexhiti fton mërgimtarët në takim në Çarshinë e Shkupit
15 orë
LSDM: 20 000 euro për udhëtimin komod të Mickoskit dhe ministrave në Uashington!
19 orë
Nga 30 zjarre të hapura, 9 vatra janë ende aktive
10 orë
Presidenti Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale
19 orë
“Ujësjellës dhe Kanalizim”: Përdoreni ujin për pije, jo për t’i “flladitur” oborret e rrugët!

LEXO MË SHUMË

Biden

CNN zbulon prapaskenat, ja kur e mori Joe Biden vendimin përfundimtar për t’u tërhequr nga gara për President

FB_IMG_1721587620945

Mexhiti në mesin e mërgimtarëve:Ju po mbani gjallë frymën e atdheut

Biden

Presidenti Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale

mickoski djali

LSDM: 20 000 euro për udhëtimin komod të Mickoskit dhe ministrave në Uashington!

vmro-bdi

VMRO-DPMNE: BDI kur s’është në Qeveri për të vjedhur, krijon çështje etnike dhe ndarje

Aksidenti-600x360

Aksident i rëndë në autostradën Tetovë-Shkup, 4 të lënduar

moti Vapa nxehti temperaturat

I nxehti ekstrem në vend/ Java e ardhshme sjell uljen e shumpritur të temperaturave!

vlen

VLEN formoi një organ tjetër të përbashkët

adnan azizi

Azizi: Ruani paratë për avokatët që duhet tu mbrojnë për krimin, mos i harxhoni për politika ditore!

INFO

NA NDIQ