Maqedonia e Veriut shkon në zgjedhje të parakohshme, kumti pas Berlinit!

0

Pas takimit të paralajmëruar me kancelaren gjermane Angela Merkel, kryeministri Zoran Zaev pasi që të kthehet nga Berlini do të shpallë zgjedhje të parakohshme. Kjo është bërë e ditur nga analisti politik Sasho Ordanovski, përmes një kolumne të publikuar sot në Civil Media.
Ordanovski më tej thekson se sigurisht rrjedha e takimit në Berlin do të vërtetojë paralajmërimin se Maqedonia e Veriut këtë vit shkon në zgjedhje të parakohshme. Kjo pritet të bëhet e ditur të premten. (INA)