Maqedonia e Veriut sot vendos nëse do të heq apo vazhdoj masat kufizuese

Komisioni për Sëmundje Infektive sot pritet të vendos për vazhdimin ose heqjen e pjesërishme të masave kufizuese që janë vendosur deri më 20 prill, pas rritjes së infektimeve me COVID-19 dhe përhapjes së llojit britanik. Megjithatë vendimin final do ta jap Qeveria.

Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe theksoi se gjatë ditës së sotme do të miratohen vendimet lidhur me masat antiKovid. Masat aktuale anti-Covid u miratuan dy javë më parë deri më 20 prill, ku ishte vendosur mbyllja e gastronomisë si dhe ora policore nga ora 20.00 – 05.00.

Sipas informacioneve të Sitel nuk përjashtohet mundësia që vendimi i tillë të vazhdohet edhe për një javë deri më 27 prill, por se fjalën përfundimtare do ta ketë Qeveria. Autoritetet shëndetësore gjatë javës në disa raste kanë theksuar se po stabilizohet numri i të infektuarve të ri me kovid dhe se presioni mbi spitalet po ulet.

Por sot pritet vendimi se a do të vazhdojnë masat restriktive dhe a do të ketë lehtësime nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse.(INA)