Maqedonia e Veriut tashmë hyn në fuqi, Greqia i dha dritë jeshile Protokollit për anëtarësim në NATO

0

Me 153 vota “për” dhe një të përmbajtur, Parlamenti i Greqisë para pak çastesh, pas thuajse 11 orëve diskutim, e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

Zëvendësministri i Jashtëm grek, Jorgos Katrugalos, gjatë një brifingu me gazetarët, duke sqaruar hapat e mëtejmë, tha se menjëherë pas ratifikimit të protokollit, do të filloj përdorimi zyrtar i emrit të ri, Republika e Maqedonisë së Veriut.

Me këtë hyn në fuqi Marrëveshja e Prespës. Pas ratifikimit të Protokollit nga Parlamenti grek, fillon edhe përdorimi zyrtar i emrit Republika e Maqedonisë së Veriut.

Pas Greqisë gjithashtu duhet që edhe 28 vendet tjera anëtare të NATO-s ta miratojnë Protokollin në mënyrë që Republika e Maqedonisë së Veriut të bëhet anëtare e plotfuqishme e NATO-s.