Në Maqedoni sot shënohet 120 vjetori i kryengritjes së njohur të Ilindenit, një festë shtetërore, por edhe dita e Kuvendit të parë Antifashistë për çlirimin e vendit.
Me rastin e kësaj feste janë paraparë aktivitete përkujtimore në Pelincë në Qendrën Përkujtimore KAÇKM (Kuvendit të Parë Antifashist për Çlirimin Kombëtar të Maqedonisë) në Pelincë, Krushevë si dhe në Shkup.
Maqedonia e Veriut çdo vit shënon dy Ilindene – përvjetorin e kryengritjes e Ilindenit dhe përvjetorin e Kuvendit të Parë i ASNOM-it.
Ilindeni, ose Dita e Shën Ilisë, është festë nacionale dhe ortodokse që shënohet më 2 gusht. Në këtë ditë, në vitin 1903 ka filluar Kryengritja e Ilindenit, rezistenca e armatosur e Organizatës revolucionare maqedonase kundër pushtetit osman.
Po ashtu, më 2 Gusht 1944, në manastirin “Shën Prohor Pçinski” është mbajtur Kuvendi i Parë Antifashist për çlirim kombëtar të Maqedonisë, organ suprem ligjdhënës dhe ekzekutiv i Republikës Federale të Maqedonisë në periudhën prej gushtit të vitit 1944 deri në prill të vitit 1945.(INA)