Maqedonia e Veriut do të hyj në borxh të ri prej gati 100 milionë eurove

ina-online
ina-online

13/03/2024

Maqedonia e Veriut sërish merr hua, ndërsa kredinë e fundit do ta marrë kompania shtetërore “NOMAGAS AD Skopje”, për të cilën shteti është i obliguar të lëshojë garanci.

“Nomagas” do të marrë një kredi në vlerën 98.600.000 euro për financimin e Projektit të Gazifikimit Rajonal dhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) kushtëzon miratimin e kredisë me dhënien e garancisë nga shteti, përcjell INA.

“Maqedonia garanton shlyerjen e obligimeve dhe përmbushjen e dispozitave të Marrëveshjes për hua, e cila do të lidhet ndërmjet NOMAGAS AD Shkup dhe BERZH në vlerë prej 98.600.000 euro, brenda afateve dhe kushteve të përcaktuara në Marrëveshjen e huasë, nëse NOMAGAS SHA Shkup nuk i përmbush dhe nuk i kryen obligimet nga Marrëveshja për kredinë”, shkruhet në propozimin e ligjit të dorëzuar në Kuvend.

Kredia jepet në dy këste, kësti i parë është 66,344,000 euro, ndërsa kësti i dytë është 32,256,000 euro. Afati për shlyerjen e dy kësteve të kredisë është 15 vjet, duke përfshirë një periudhë mospagimi prej tre vjetësh.

Dy këstet e kredisë do të shlyhen me 24 këste gjashtëmujore në datat 10 qershor dhe 10 dhjetor të çdo viti.

Propozuesit, Ministria e Financave, kërkojnë që ligji të miratohet pas një procedure të shkurtuar. Norma e interesit është e ndryshueshme dhe përbëhet nga EURIBOR gjashtëmujore e rritur me një marzh prej 1 për qind. (INA)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

improvizim

Në seancë të improvizuar, Ali Ahmeti shpall Ziadin Selën kryetar të Kuvendit të RMV-së

Kurti

Kurti: Lirohen 4 nga 5 policët e Kosovës të ndaluar në Serbi

zgjedhje maqedoni

Fillon gara për deputetë, edhe pesë ditë fushatë presidenciale

dimri-bore temperatur

Në viset malore reshjet e shiut do të kalojnë në reshje të borës, njihuni me parashikimin e motit për Maqedoninë e Veriut

ballkani-1024x873-1

Nevojitet ritëm i shpejtë për reformat në gjithë Ballkanin Perëndimor

NATO

NATO, shtim forcash në dy vatra të nxehta ballkanike

IMG_1227

Shqiptarët mbeten pa deputet në Kroaci, Ermina Lekaj Prljaskaj nuk siguroi votat e duhura

eu-be-rusi ndikimi rus ballkan

Sondazhi i IRI-t: Shumica në Ballkan janë për në BE dhe kundër Rusisë, serbët s’duan BE dhe pro Rusisë

IMG_1225

HDZ fitoi zgjedhjet parlamentare në Kroaci

INFO

NA NDIQ