Maqedonia investon mbi 300 milion euro për modernizimin e ushtrisë

Picture of Ina Online
Ina Online

09/02/2025

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka një buxhet mbi 300 milion euro për modernizimin e ushtrisë.

Ministri Misajllovski tha se buxheti i mbrojtjes për vitin 2025 do të jetë 329 milionë euro, prej të cilave 106 milionë janë të destinuara për modernizimin dhe pajisjen e ushtrisë.

Krahasuar me vitin 2024, kjo ishte një rritje prej 18 milionë eurosh. Të gjitha pajisjet ushtarake të porositura dhe të blera duhet të mbërrijnë deri në fund të vitit të ardhshëm.

“Dorëzimi i të 96 veturave ‘JLTV’ duhet të përfundojë deri në fund të vitit 2025, si dhe automjeteve ‘Striker’. Sistemet e porositura ‘Boran’ dhe ‘Mistral’ duhet të mbërrijnë gjithashtu deri në fund të vitit të ardhshëm”, tha Misajlovski, shkruan TRT, përcjell agjencia e lajmeve INA.

Ushtarë profesionistë në vend të rekrutimit

Pajisjet e reja ushtarake përfshijnë edhe tetë helikopterë të porositur nga Italia.

“Është kontrata më e madhe që kemi nënshkruar ndonjëherë, me vlerë 249 milionë euro”. Tani po shqyrtojmë të gjitha detajet dhe çdo dokument po kontrollohet profesionalisht. Marrëveshja teknike e nënshkruar nga ministrat e mbrojtjes të të dyja vendeve nuk është certifikuar nga Ministria dhe ky është problem. “Marrëveshja është nënshkruar para zgjedhjeve dhe është paguar paradhënie prej 39 milionë euro dhe kësti i parë prej 35 milionë eurosh duhet të paguhet në janar”, tha Misajllovski.

Në vitin 2025, njoftoi ministri Misajllovski, do të fillojë procedura për pranimin e 300 ushtarëve të rinj profesionistë, si dhe në ushtri do të pranohen edhe 60 qytetarë me diplomë civile.

“Për momentin nuk mendohet për kthim në shërbimin e detyrueshëm ushtarak, nuk ka një iniciativë të tillë”, tha Misajllovski.

TË FUNDIT

Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim për Kreshnik Bekteshi dhe dy ish-zyrtarë tjerë të Ministrisë së Ekonomisë

Xheneta i publikoi përgjimet telefonike pa autorizim, Driloni ndërmerr hapa ligjorë

Gola, emocione dhe spektakël: Kosova fiton duelin e parë ndaj Islandës në play-off të Ligës së Kombeve

Sylvinho para duelit me Anglinë: Do të jetë një ndeshje e vështirë, por…

Kroacia befason Francën, Spanja i shpëton humbjes ndaj Holandës

60-vjeçari nga Kumanova ka humbur jetën nga shpërthimi i një bombole gazi

ME TE LEXUARA

1

Sylvinho para duelit me Anglinë: Do të jetë një ndeshje e vështirë, por...
1
Kroacia befason Francën, Spanja i shpëton humbjes ndaj Holandës

LEXO MË SHUMË