Maqedonia “kampion” për çmimet e larta

Picture of Iliria News Agency
Iliria News Agency

11/01/2023

Maqedonia “shpallet kampion i rajonit” me rritje të çmimeve prej 20,4% për shpenzimet e banimit, ujit, rrymës, gazit dhe derivateve. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, pas nesh është Serbia me një rritje prej 18.4%, pastaj Kroacia me 16.5%, Mali i Zi me 15.6% dhe Sllovenia me 13.3%. Krahasimi i çmimeve të konsumit tregon se në Maqedoni, në raport me vendet tjera, çmimet kanë shënuar rritje. Ministri i Ekonomisë Bekteshi tha se pas ulej së çmimit të rrymës do pasojë edhe uljet e çmimeve të artikujve ushqimorë, por nga prodhuesit ushqimor që përfituan nga kjo ulje, thonë se lënda e parë që e importojnë ka kosto të lartë si dhe transporti, të cilët gjejnë arsye për ti mbajtur çmimet e larta. Bekteshi tha se një nga zgjidhjet në planin afat gjatë për stabilizimin e tregut nga kriza është rritja e pagave.

“Ministria e Financave, MPPS dhe resorët ekonomike janë fokusuar që të rrisin pagat edhe në sektorin privat, mundësisht edhe në atë publik me të vetmin qëllim që të rrisim standardin jetësor të gjithë qytetarëve të RMV-së. Pritshmëritë në bazë të dhënave preeliminare që i kemi nga Enti statistikave tregojnë që paga minimale do të jetë diku rreth 20,000 denarë që nëse e krahasojmë atë që e kishim para 5 viteve është dyfish më e madhe, ku kishim pagë minimale 9,900 denarë”, deklaroi Kreshnik Bekteshi, Ministër i Ekonomisë.

Por shifrat thonë se rritja e kostos së jetesës është rritur nga 20-30% krahasuar vetëm me vitin e kaluar, dhe nuk mund të merret për bazë rritja 100% e pagës minimale për 5 vite, kur ushqimet bazë kanë qenë dy fish më lirë, psh: buka ishte 20 tani është 40 denarë. Por ekspertët ekonomik mendojnë ndryshe.

“Vet menaxhimi i situatës nga qeveria duhet të bëhet në mënyrë që tu del në krah vetëm kategorisë që janë në situatë jashtëzakonisht të rëndë. Por jo vetëm me ndihma monetare që jepen si subvencione. Por duhet të hapen vende të reja të punës, kualifikim të kuadrit si forcë e re e punës duke krijuar një lloj balanci ndërmjet operatorëve ekonomik dhe nga ana tjetër qytetarët, që të bëhet një strategji jo vetëm afat shkurte por të jetë e qëndrueshme edhe për një situatë afatgjate”, deklaroi Abil Baush, Ekspert ekonomik.

Sipas statistikave, rritje e kostove të ushqimeve dhe pijeve joalkoolike në Maqedoni vjet arriti në 29.8%, ndërsa kostoja më e lartë ishte në transport 16.1%, krahasuar me vendet e rajonit, duke pasur parasysh se pagat janë më të ulëtat në rajon si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat. Pak më mirë i kemi punët në shpenzimet e veshmbathjeve. Sipas të dhënave Maqedonia vjet nuk ka shënuar rritje të çmimeve në shitjen e rrobave, këpucëve dhe aksesorëve tjerë. Sivjet ka tendencë të rritjes për 3,3%, siç është evidentuar edhe shtrenjtimi i kostove në Serbi për 6,8%, dhe në Kroaci edhe për 7,7% për veshmbathje./Alsat

TË FUNDIT
5 orë
Cana kundër, por Duka nuk heq dorë për organizimin e “Euro 2027” me Serbinë për moshat U21
6 orë
Arben Taravari: Ta mbështesim fuqishëm Muharrem Salihun për eurodeputet
7 orë
Kurti me kandidatët e PVD-së nga Lugina e Preshevës në Prishtinë: Të dielën votoni për ndryshimin!
7 orë
Mediat serbe propagandë shtrembëruese për pikat turistike shqiptare, duke i quajtur si serbe (FOTO)
7 orë
Geer: Qeveria e re ta vazhdojë rrugën europiane të vendit

ME TE LEXUARA

21 orë
Paradite mot me diell, pasdite shi i rrëmbyeshëm lokal dhe bubullima
11 orë
VMRO-DPMNE: Kacarska ka lënë një faqe të zezë në historinë e Gjykatën Kushtetuese
18 orë
Memeti do të tërhiqet nga Këshilli i Prokurorëve, lajmërohet se nuk do shkoj në mbledhje
15 orë
Ahmeti: Nuk ka arsye për të shkarkuar Artan Grubin, Fatmir Besimin e Nazim Bushin nga postet partiake
21 orë
Kroacia mund ta marrë përsipër ngritjen e padisë kundër Serbisë për gjenocid në Kosovë?
9 orë
Qeveria e re do të shtohet me ministri të reja
17 orë
Kasami: Fronti Evropian të luaj rol konstruktiv në opozitë
15 orë
Ja në cilat komuna të Maqedonisë së Veriut do të ketë zgjedhje të parakohshme komunale
20 orë
Aksident i rëndë afër Mlladenovcit – shoferi i veturës humbi jetën nga përplasja me autobusin, 30 të lënduar

LEXO MË SHUMË

IMG_2557

Cana kundër, por Duka nuk heq dorë për organizimin e “Euro 2027” me Serbinë për moshat U21

IMG_2555

Arben Taravari: Ta mbështesim fuqishëm Muharrem Salihun për eurodeputet

albin kurti prishtine

Kurti me kandidatët e PVD-së nga Lugina e Preshevës në Prishtinë: Të dielën votoni për ndryshimin!

shkodra

Mediat serbe propagandë shtrembëruese për pikat turistike shqiptare, duke i quajtur si serbe (FOTO)

dejvid daviv gir geer

Geer: Qeveria e re ta vazhdojë rrugën europiane të vendit

IMG_2550

Visar Ademi: Për fat të keq në 20 vitet e kaluara politikanët shqiptarë më tepër kanë shikuar llogaritë e tyre bankare se sa të drejtat tona

Ministria-e-Drejtesise_1-780x470-1

Ministria e Drejtësisë: Dënojmë gjuhën denigruese të VMRO-së ndaj institucioneve shtetërore

qeveria-750x430

Qeveria e re do të shtohet me ministri të reja

vmro

VMRO-DPMNE: Kacarska ka lënë një faqe të zezë në historinë e Gjykatën Kushtetuese

INFO

NA NDIQ