Maqedonia mbetet pa bujq

Maqedonia do të përballet gjithnjë e më shumë me tokë bujqësore të papunuar, dhe rrjedhimisht me mungesë të ushqimit të prodhuar në vend, shkruan Alsat.

Ka gjithnjë e më pak fermerë. Të rinjtë nuk janë të interesuar për këtë degë ekonomike, dhe numri më i madh i fermerëve ekzistues janë më të moshuar..

“Vetëm tani ka disa kushte të mira për t’u bërë fermer i ri. Por, hapësira që doli prej 20-30 vitesh pa mbështetje, ka çuar në faktin që tani të kemi fermerë që janë tashmë në fund të karrierës së tyre bujqësore, dhe të rinj që nuk dinë”, tha Ordan Çukaliev-profesor në Fakultetin e Bujqësisë.