Maqedonia mbetet pa mjekë amë, rreth 300 janë para pensionimit

ina-online
ina-online

16/12/2023

Maqedonia mbetet pa mjekë amë. Qytetarët dalëngadalë nuk do të kenë kush ti mjekojë. Rreth 300 mjekë nga brezi i vjetër i mjekëve tashmë janë para pensionimit, shkruan Alsat.

Një pjesë e mirë edhe e të tjerëve, janë në moshë. Nëse diçka nuk ndryshohet, gjendja do të përkeqësohet, paralajmëron Oda e mjekëve.

“Vitin e kaluar, regjistruam se ka 232 mjekë amë mbi moshën 60 vjeç, që do të thotë se nuk do të ketë pothuajse asnjë mjek amë së shpejti. Duhet t’i motivosh njerëzit, t’i ndihmosh njerëzit të orientohen”, theksoi Kalina Grivçeva Stardelova – Kryetare e Odës së Mjekëve.

Është gjithashtu shqetësuese, që gjithnjë e më pak mjekë të sapodiplomuar vendosin të punojnë si mjekë amë.

“Nëse doni ta mbani t’i jepni punë, jepini një pagë dhe një mundësi për të edukuar veten, dhe të dëshmohet për të ecë përpara”, theksoi Kalina Grivçeva Stardelova – Kryetare e Odës së Mjekëve.

Edhe në qendrat turistike të Ohrit dhe Strugës, gati gjysma e mjekëve amë do të dalin në pension. Në institucionin shëndetësor të njohur si Infermieria Malarike në Ohër, nga 10, tani kanë mbetur vetëm 3 mjekë amë./Alsat

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Bujar Osmani

Rreziku nga Rusia – Ja kur hapet “kutia e Pandorës” sipas Bujar Osmanit!

IZETT-1392x928

Izet Mexhiti: Përplasjet e mia në BDI datojnë nga viti 2016 kur isha kundër koalicionimit me Nikolla Gruevskin

IMG_9321

VIDEO/Pajaziti: Premtimet e Ali Ahmetit për heqjen e 20%, reprizë që 20 vite vazhdimisht përsëritet

Taravari Gostivar

Taravari: Për pak orë mblodhëm 8 mijë nënshkrime

policia-haracine

Detajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit / 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë nga vëllau i tij

policia-mk

Vrasje në Bllacë, krisma armësh

imer

Selmani: Për demokracinë do të ishte e shëndetshme që presidenti të zgjidhet në Kuvend

autobus-besa

Aktvendimi për “Besa Transin” do të shpallet më 7 mars

Pasaporta_Radhe_Prolet-780x470 (1)

Mërgimtarët “vërshojnë” sportelet e MPB-së, paguajn trefish për pasaportat

INFO

NA NDIQ