Maqedonia me jetëgjatësinë më të shkurtër në rajon

ina-online
ina-online

15/03/2024

Sipas të dhënave për jetëgjatësinë të publikuara nga Eurostat për vitin 2022, Maqedonia e Veriut, ka jetëgjatësinë më të shkurtër në rajon, shkruan Alsat.

Në vend, jetëgjatësa është 73.2 vjet, derisa nga rajoni moshën më të lartë të jetëgjatësisë e ka Shqipëria me 79.1.

Pas Shqipërisë, vjen Kroacia me 77.7 vjet, Serbia 75.2 vjet, Mali i Zi 73.8 vjet.

Në Bashkimin Evropian mesatarja e jetëgjatësisë arriti në 80.6 vjet në 2022 me 0.5 vjet më shumë nga viti 2021. Gjatë dy dekadave, që nga viti 2002, vlera më e lartë u regjistrua në vitin 2019 kur jetëgjatësia në lindje arriti në 81.3 vjet. Në vitin 2022, jetëgjatësia në lindje në BE u rrit, por nuk arriti vlerën e vitit 2019.

Në të gjithë Evropën statistikat tregojnë se gratë jetojnë më shumë se burrat. Nëse i krahasojmë sipas shteteve më gjatë njerëzit jetojnë në Lihtenshtajn, pasuar më tej nga Zvicra dhe Spanja. Ndërsa nëse ndalemi sipas rajoneve, jetëgjatësinë më të lartë në lindje e regjistron rajoni spanjoll i Comunidad de Madrid (85.2 vjet), i ndjekur nga Provincia Autonoma di Trento në Itali (84.4 vjet), Ile de France në Francë (84.1 vjet), Stokholmi në Suedi ( 84.0 vjeç), dhe Comunidad Foral de Navarra në Spanjë (83.9 vjet)./ Alsat.mk

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_1316

Albulena Haxhiu: Koalicioni VLEN e ka mbështetjen e parezervë të Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes

WhatsApp Image 2024-04-19 at 23.03.16 (1)

Sela: Vota për Bujarin më 24 prill dhe për Frontin më 8 maj është biletë kthyese e fëmijëve tanë të cilët kanë marrë rrugën e mërgimit

Ali AHmeti

Fronti Europian në Vrapçisht/ Ahmeti: Punojmë për fitore historike, më 24 prill dhe 8 maj rrethojmë numrin 4

Fronti Europian në Vrapçisht/ Ahmeti: Punojmë për fitore historike, më 24 prill dhe 8 maj rrethojmë numrin 4

Menduh Thaci

Thaçi thotë se Albin Kurti s’ka asnjë njeri në Maqedoni

europe elect

Anketa e “Europe Elects”: Arben Taravari prinë para Bujar Osmanit

IMG_1293

Krerët e VLEN-it në Berlin: Diaspora i thotë po ndryshimit

zgjedhjet-maqedoni

Në Dibër dhe Qendër Zhupë më shumë votues sesa banorë

bujar osmani

Bujar Osmani: Në Kosovë flamuri shqiptar nuk është zyrtar, në Maqedoni është obligim i kryetarëve të komunave

INFO

NA NDIQ