Maqedonia mes kohezionit, konstruktivitetit dhe kushtëzimit!

0

huazuar nga Fol.mk

1.Sot, shqiptarët e kanë të drejtën e bajrakut për ta antarëuar vendin e tyre në NATO dhe BE!, për tja ndryshuar emrin Maqedonisë dhe për ti hap rrugë integrimit euroatlantik.
Mes kohezionit, konsistencës dhe kompromisit, sot përfundimisht Maqedonia do shkëputet nga tendenca e lindjes, edhe de Jure do jetë pjesë shteteve më demokratike të botës të udhëhequra nga SHBA-të.
Ndryshimet Kushtetuese dhe Marrëveshja e Prespës nxori në pah edhe fuqinë politike të subjekteve politike shqiptare në Maqedoni në aspektin e kërkesave politike shqiptare, një BDI totalisht sterile, një ASH triumfuese me ato mundësi politike që i kishte dhe një BESË- statike në kërkesat politike që rrezikon nr 80, dhe që hap mundësëninë e gjetjes së dy deputetëve tjerë, duke e pamundësuar nje subjekt politik shqiptar të jetë pjesë e integrimit të Maqedonisë në NATO dhe BE!
Vota e ndryshimeve Kushtetuese dhe hapja e mundësisë së Maqedonisë në NATO dhe BE, padyshim rikthen shpresën e qytetarëve për funksionimin e shtetit të së drejtës dhe të sistemit gjyqësor. Riaktivizimi dhe procesuimi i lëndëve të PSP për aktorër politik të pushtetit të kaluar VMRO – BDI.
Vota e ndryshimeve Kushtetuese sot, do hapë mundësinë e rishikimit për konfiguim të ri politik të Qeverisjes së vendit. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të donozdoshme për një Qeverisje me forca politike dhe me mandat nga populli, për ti rifilluar reformat rrënjësore që i kërkon NATO dhe BE për Maqedoninë, ku forca politike që sot janë pjesë e Qeverisë nuk e kan kredibilitetin dhe moralin politik ti zbatojnë reformat e kërkuara nga BE.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare për shqiptarët do ta detektonin dhe do ta impononin një vullnet tjetër politik, nga ky aktual, ku shqiptarët do ta ridefinonin percaktimin e tyre politik, dhe duke ndërtuar kapacitete politik, për nje artikulim më cilësor të kërkesave politike shqiptare, që në këtë fazë nuk patën mundësinë “falë” subjektit më të madh BDI të bëhen pjesë e ndryshimeve kushtetuese.
Dhe në fund:

Interesi gjeostrategjik i SHBA-ve dhe BE për të ardhmen e Maqedonisë, si dhe shkeputjen e saj nga kthetrat e heshtura të Rusisë si mundësi për destabilizim të Ballkanit, nuk e jep as luksin e as mundësinë kohore për ta bllokuar një proces të tillë, qoftë edhe ne këmbëngulje për kërkesa pa përjashtim të subjekteve politike shqiptare, aq më shumë kur shumica Parlamentare në Greqi po lëkundet nga nje parti greke e udhëhequr nga Kamenos, e cila e rrezikon ratifikimin e Marreveshjes Maqedoni-Greqi në Kuvendin Grek.