Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut ka mundur 1:0 Armeninë në ndeshjen e dytë, të vlefshme për grupin 4 në Ligën e Kombeve.
Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, përkundër faktit që të përzgjedhurit e trajnerit Bllagoja Milevski krijuan dista raste shënimi.
Gjithçka ndryshoi në pjesën e dytë, me Maqedonië e Veriut e cila përkundër faktit që luante më një lojtar më pak në fushë, megjithatë arriti që ta dërgoj dy herë topin në rrjetë.
Fillimisht kapiteni Enis Bardhi në minutën e 70-të zhbllokoi sfidën me një supergol nga gjuajta e lirë, teksa 9 minuta më vonë Miovski realizoi për rezultatin 2:0
Maqedonia e Veriut dy ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve i luan muajin e ardhshëm.