Maqedonia ndalet në barazim ndaj Kazakistanit, gjithçka vendoset ndaj Uellsit

Picture of Ina Online
Ina Online

14/10/2025

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut ka marrë vetëm një pikë në përballjen ndaj Kazakistanit, duke barazuar 1:1 në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Botëror 2026, raporton SHENJA.

Pjesa e parë e takimit, përfundoi pa gola, me të dyja skuadrat që nuk arritën të konkretizojnë rastet e pakta të krijuara.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 54-të, kur Karaman realizoi për Kazakistanin, duke kaluar mysafirët në epërsi 0:1. Pas këtij momenti, Maqedonia reagoi dhe shtoi presionin në zonën kundërshtare.

Përpjekjet e djemve të trajnerit Bllagoja Milevski u shpërblyen në minutën e 74-të, kur kapiteni Enis Bardhi shënoi një gol të bukur nga goditja e lirë, duke barazuar rezultatin në 1:1.

Deri në fund të ndeshjes, Maqedonia kishte edhe disa raste të mira për të marrë fitoren, por mungesa e saktësisë dhe ndërhyrjet e portierit kundërshtar e mbajtën rezultatin të pandryshuar.

Tashmë gjithçka do të vendoset në përballjen e fundit ndaj Uellsit, një ndeshje direkte për vendin e dytë në grup, që siguron pjesëmarrjen në plej-of për kualifikim në Kampionatin Botëror “SHBA-Kanada-Meksikë 2026”.

TË FUNDIT

Kombëtarja e pamposhtur, por ne minutat e fundit pëson nga Anglia

Zeqirja Ibrahimi shpërthen ndaj librit të Ben Blushit: Strategji provokimi për të shitur më shumë

Afrim Muçiqi: Politikë e poshtër, kemi mbet në dorën e analfabetëve

Si është Gjesti pas humbjes së vëllait? Flet miku i tij më i mirë

Protesta në përkrahje të UÇK-së, Ahmeti: Sot me mendje e zemër në Strasburg

Aksident trafiku në Shkup, një i vdekur dhe tre të lënduar

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË