Maqedonia e Veriut prej sot 11 mars, për 10 ditët e ardhshme ndalo! eksportin e: grurit, elbit, misërit, miellit prej gruri, fara luledielli, vajrat prej farave të lulediellit.
Qëllimi i kësaj mase është mbrojtja e tregut të brendshëm dhe e qytetarëve në kohë krize, theksoi ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë dhe me kërkesë të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave, Qeveria në seancën e mbajtur dje vendosi të kufizojë eksportin e mallrave të caktuara për të shmangur spekulimet. veprimet e tregtarëve dhe prodhuesve dhe për të mbrojtur prodhimin vendor, tregun vendor dhe qytetarët.
“Prioriteti i Qeverisë tonë është mbrojtja e standardit të qytetarëve dhe ruajtja e stabilitetit ekonomik. I siguroj qytetarët se rezervat e mallrave shtetërore janë stabile. Mullinjtë/ kompanitë private në vend kanë mbi 50 mijë ton stoqe gruri, mbi 10 mijë ton misër dhe mbi 8 mijë ton elb, për shkak të rritjes së prodhimit vendor të grurit nga 195 mijë tonë në 2017 në 253 mijë tonë në 2021.
Gjithashtu, shfrytëzoj rastin t’iu bëj apel të gjithë deputetëve në Kuvend që ti miratojnë sa më shpejt në procedurë urgjente parlamentare pakon prej 26 masave, të cilën e miratoi Qeveria 2 ditë më parë, për të garantuar uljen e çmimeve më të larta me pakicë të benzinës dhe derivateve të tjera të naftës”, theksoi ministri Bekteshi.(INA)