Maqedonia në këmbë: Ndihmë për Turqinë dhe Sirinë, ja ku dhe si mund të ndihmoni

Maqedonia e Veriut dhe qytetarët e saj janë në këmbë pas lajmit për tërmetin katastrofik në Turqi dhe Siri. Nga të gjitha anët po luten për viktimat dhe për shërimin e shpejtë të të lënduarve.

40 shpëtimtarë janë dërguar nga Drejtoria e Mbrojtjes dhe Shpëtimit, të trajnuar për të kërkuar nën rrënoja. Sipas informacioneve të drejtorit Bekim Maksuti, ata më së voni deri nesër do të nisen për në Turqi.

Zjarfikësit nga komunat e Tetovës dhe Strumicës janë dërguar në operacionet e kërkim-shpëtimit nga rrënojat (ekipi i USAR), me shpresën dhe sigurinë se do të ndihmojnë viktimat e tërmetit.

Po ashtu edhe dhjetëra organizata humanitare kanë nisur aktivitetet humanitare për ti shkuar në ndihmë zonave të prekura. Janë hapur telefonat e donacioneve dhe u njoftuan llogaritë e Kryqit të Kuq. Ja se si mund të dhuroni.

Në numrat e telefonit 143 400 të Telekomit të Maqedonisë dhe operatorit A1 mund të dërgoni donacion prej 100 denarë me thirrje.

Llogaria e Fondit të Solidaritetit të Kryqit të Kuq të RSM: 300000001327966, numri tatimor: 4030984271620 AD Komercijalna banka
me shënim: ndihmë për popullsinë në Turqi dhe Siri.

Askush nuk qëndroi indiferent ndaj pamjeve të tmerrshme të qyteteve të prekura. Qytetarët bëjnë thirrje për solidaritet dhe humanizëm. Maqedonia gjithmonë ka ditur të japë dorën dhe të ndihmojë. Një pjesë e organizatave humanitare por edhe të qytetarëve edhe me iniciativa të veta për donacione.

Nga ana tjetër, Këshilli i Qytetit të Shkupit informon se më 08 shkurt 2023 (e mërkurë) me fillim nga ora 13:00 është caktuar seancë e jashtëzakonshme e jashtëzakonshme e Këshillit të Qytetit të Shkupit për të marrë vendim për ndihmë për viktimat e tërmetit katastrofik që preku pjesë të Turqisë dhe Sirisë.(INA)