Maqedonia njeh Bujanocin si Republikë e Kosovës

0

Goran Stevanofiq nga fshati Zhbevac në Bujanoc, u shokua kur në dokumentin e vdekjes së babait të tij, e pa të shkruar se Bujanoci është në Republikën e Kosovës.
Lajmi për këtë dokument ka bërë punë në të gjitha mediat në Serbi, duke e quajtur dokument skandaloz.

E vetë Stevanoviq, ka deklaruar për mediat serbe se frikësohet se ky dokument do t’i njihet në Serbi, për shkak se ai bën biznes atje. “Bujanoci i Maqedonisë shpallet Republikë e Kosovës”, është njëri nga titujt në mediat serbe./Albeu