Maqedonia pa bazë ligjore për dënimin me vdekje, burgimi i përjetshëm mbetet dënimi më i lartë

INA
INA

06/12/2023

Derisa publiku kërkon dënimin me vdekje për autorët e vrasjes së 14-vjeçares Vanja Gjorçevska, ekspertët kujtojnë se ligjet tona nuk e lejojnë një gjë të tillë. Maqedonia ka nënshkruar një numër të madh të konventave evropiane, që kanë të bëjnë me këtë fushë. Profesori i Sigurisë Stefan Buxhakoski, thotë se dënimi me vdekje duhet të ndryshohet në burgim të përjetshëm në të gjithë botën.

“Mendoj se ndëshkimi është i mjaftueshëm. Burgimi i përjetshëm për këtë vepër penale, pra neni 127 që rregullon vrasjen, paragrafi 2 thotë se të paktën 10 vjet, ose burgim i përjetshëm mund të shqiptohet për veprat penale të kryera në rrethana të caktuara. Rrethanat janë mënyra tinëzare e vrasjes së një fëmije. Vrasja e dy ose më shumë personave, është një formë e rëndë vrasjeje dhe ndaj autorëve mund të vendoset burgim i përjetshëm, si në rastin konkret”, tha Stefan Buxhakoski – Profesor i Sigurisë.

Sipas Buxhakoskit, pas këtij rasti, është i nevojshëm më shumë kontroll nga policia para objekteve shkollore, si dhe kontroll sistematik mbi të gjitha strukturat në shoqëri. Psikologu Lupço Keveroski, nga ana tjetër, thotë se frika e rasteve të tilla të dhunës si te qytetarët ashtu edhe te institucionet është e justifikuar, sepse përballemi me individë të paparashikueshëm.

“Me të vërtetë duhet të jemi më të matur dhe më të organizuar në nivel institucional, në nivel familjar, në nivel individual. Dhe cili është rekomandimi im, ndërhyrje shumë më e shpejtë pavarësisht se cilat shërbime janë të përfshira, dhe disa sinjalizime për të ndërmarrë ndihmë të ngjashme dhe adekuate”, theksoi Ljupço Keveroski – sociolog.

Keveroski shton se veprime të tilla do të ndihmonin në parandalimin e tragjedive në të ardhmen. /Alsat.mk

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

arber ademi

Ademi: Vazhdojmë me mbështetjen e të gjitha Universiteteve në vend!

matura-shteterore-provimi

Provimi i maturës shtetërore sivjet më 1 dhe 8 qershor

xhemail jusufi

BDI zgjodhi shefin e shtabit zgjedhor në Tetovë

stevo-pendarovskiii-780x470-1

PRSD mbështet rikandidimin e Pendarovskin për president

moti-1

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Spitali-i-Strugs-600x360-1

Sulmohet motra medicinale në Spitalin e Strugës

aksident kollar

Makina bie në lum në rrugën Kërçovë – Strazhë në afërsi të fshatit Kollare (VIDEO)

arben taravari kumanove

Sot në Gostivar konventa e promovimit të kandidatit presidencial, Arben Taravari

IMG_9416

ASH e Selës tubim në Tetovë (VIDEO)

INFO

NA NDIQ