Maqedonia pjesë e botës Pellazge-Ilire

0

Në vazhdën e promovimeve nëpër disa qendra të Maqedonisë, mbrëmë në Strugë, u prezantua libri “Maqedonia nga antika deri te koha jonë”. Historiani Qerim Lita librin e vlerësoi një të arritur të rëndësishme të historiografisë shqiptare, duke e cilësur si vepër e parë e llojit të tillë nga një autor shqiptar, i cili Maqedoninë e trajton gjithanshëm nga antikiteti e deri te koha jonë në kuadër të botës pellazge-ilire. Me këtë rast, Lita tha se autori ka bërë një punë pionieri, ngaqë ka kontestuar me argumente pëvetësimet që i janë bërë Maqedonisë antike nga grekët si dhe ato të mëvonshme nga Beogradi, Athina dhe Moska. Duke u liruar nga konvencat ideologjike si dhe klishetë e historiografisë serbe, Buxhovi ia ka dalë që të nxjerrë në pah të vërtetën objektive rreth Maqedonisë si pjesë e rëndësishme e trinomit mbretëror antik me Dardaninë dhe Epirin si bosht të të gjitha zhvillimeve që e krijuan edhe Bizantin, ku autori shesh epiqendrën e identitetit kulturor, administrativ dhe politik në Ilirik, që u ruajt edhe në mesjetën e vonshme, gjë që si etni kompakte erdhe deri te koha jonë, ndonëse në kuadër të konfigurime të shpërndara shtetërore që u shfaqën nga kriza lindore e këndej. Në këtë përceptim duhet parë edhe vlerësimin rreth shfaqjes së krizës së Maqedonisë mbi të cilën u ndërtuan pretendimet hegjemoniste të Beogradit,Athinës dhe Sofjes për ta copëtuar etninë shiptare në kuadër të katër vilajeteve shqiptare ku edhe shfaqet Maqedonia politike, që më vonë do të konstruohet si shtet, që do të jetësohet në vitin 1991. Sipas Litës, institucionet e historiografisë në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup duhet të mbështesin qasjen e Buxhovit rreth Maqedonisë si çështje shqiptate në mënyrë që të dalë në tërësi e verteta shkecore për të.
Autori Buxhovi tha se ky libër, pos tjerash, është një kundëpërgjigje shtrembërimev historike nga Beogeadi, Athina, Moska dhe qendrat tjera, nga të cilat janë përjashtuar shqiptët nga e drejta e tyre historike dhe etnike në këtë pjesë, përkundër faktit se ata janë faktor qenësor në të gjitha zhillimet, gjë që nuk është e rastit që në pocesin e çlirimit nga perandoria osmane, Maqedonia në kuader të vilajetit të Kosovës, të shfaqet promotor i ngjarjeve që quan të shpallja e pavarësisë së Shqipërisl, më 1912. Botuesu Ramiz Tafilaj, tha se libri “Maqedonia” po përkthehet në anglisht, dhe pritet botimi i tij deri nga fundi i vitit të ardhshëm me çka para opinioni botëror paraqitet edhe vetsini i një autori shqiptar.