Rama u tërhoq, Maqedonia e Veriut akoma heshtë për Ballkanin e Hapur

INA
INA

4 Korrik, 2023

Kryeministri i Shqipërisë ditë më parë u tërhoq nga nisma rajonale Ballkani i Hapur, për ti hapur rrugë procesit të Berlinit.

Rama deklaroi se Ballkani i Hapur ishte një iniciativë e cila lindi nga nevoja për ta shtyrë përpara Procesin e Berlinit, dhe e ka kryer tani atë mision për të cilin lindi.

Rama e mbylli këtë kapitull, por kjo nismë akoma nuk është mohuar nga Maqedonia e Veriut dhe Serbia, njofton agjencia e lajmeve INA.

Kryeministri i vendit Dimitar Kovacevski nuk ka dhënë ndonjë deklaratë apo koment lidhur me këtë temë. Ndërkaq, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic akoma nuk u beson veshëve cfarë dëgjoi nga Edi Rama.

“Nuk besoj se Rama e ka thënë këtë. Shpresoj të kem mundësi ta shoh së shpejti. Ballkani i Hapur është një ide autonome dhe autoktone e njerëzve nga Ballkani”, është shprehur presidenti serb.

Profesori i së drejtës evropiane dhe ndërkombëtare, Elton Tota thotë se, dy vite më parë “Open Balkan” ishte temë e përditshme, por tashmë kjo iniciative u shpall e përfunduar dhe me etiketën bashkangjitur se e kreu misionin e saj.

“Në fakt, misionin që duhej ndoshta e nisi por nuk e kreu kurrë – e ndoshta disa pjesëmarrës në të mund themi se kishin “mision tjetër”, historikisht tjetër, prandaj edhe nisma dështoi. Në fakt, nisur nga shumë rrethana që në fillim “Open Balkan”mund të ishte e destinuar për një fat të tillë.

Sigurisht, për keqardhje fakti se jo të gjithë donin që kjo nismë të dështojë, por me rëndësi që tashmë të gjithë e kanë kuptuar që çdo bashkëpunim afatgjatë mund të themelohet vetëm në baza të sinqerta, të barabartësisë dhe njohjes së palëve dhe të njohjes dhe pranimit të rrethanave historike, ndryshe do të ketë fatin e “Open Balkan””, shpreht Tota. (INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

dimitar kovacevski

Kovaçevski: Persona të caktuar nuk do të përfitojnë nga amnistia! LSDM do të ndërhyjë me amendamente

denari-756x420-696x387-1

Nuk do të ketë rritje lineare të pensioneve! Trençevska: Për një vjet e gjysmë rritëm pensionet për 3.200 denarë

Maqedoni_Bullgari_1

Grupet punuese eksperte të RMV-së dhe Bullgarisë dje kanë mbajtur takim, në fokus realizimi i Marrëveshjes për fqinjësi të mirë

kontrolloret-ajror-MK-1130x635-1-696x391

Kontrollorët e trafikut ajror në Maqedoni paralajmërojnë grevë më 12 tetor

kiro gligorov atentat-696x440

28 vjet nga atentati ndaj presidentit Kiro Gligorov

evn-fatura

LSDM: Çmimi i rrymës nuk do të rritet, po kthehet tarifa e lirë ditore nga dhjetori

kuvendi parlamenti

Propozim-rregullorja e re e Kuvendit të RMV-së sot para deputetëve

spital-1130x635-1-696x391

Një fëmijë 17 vjeçar me autizëm i lidhur me zinxhir në spitalin psikiatrik në Demir Hisar

mepso

Pezullohet kompania diskutabile, MEPSO-s i merrte energjinë elektrike pa e paguar

INFO

NA NDIQ