Shallenberg: Maqedonia rrezikon izolimin nëse nuk i pranon ndryshimet kushtetuese

INA
INA

13 Korrik, 2023

“Nëse nuk i pranon ndryshimet kushtetuese dhe nuk vazhdon të ecë drejt rrugës evropiane, Maqedonia e Veriut përballet me rrezikun të jetë e izoluar.”

Këtë paralajmërim e bëri sot në Shkup shefi i diplomacisë austriake Aleksandar Shallenberg në konferencën e përbashkët për shtyp me nikoqirin e tij Bujar Osmani dhe ministrat e Punëve të Jashtme të Çekisë dhe Sllovaksë, Jan Lipavski dhe Mirosllav Vllahovski.

“Sapo të fillojnë negociatat, ky është një proces i pakthyeshëm. Vendi ka pritur 18 vjet që të vijë ky moment. Tani ju takon juve që të përfitoni nga ky moment. Duhet të jeni politikisht përgjegjës dhe mbi të gjitha të keni interesa kombëtare. Momenti është tani dhe ju sigurojmë se nuk po ndërhyjmë në punët e brendshme të vendit”, tha Shallenberg.

Shallenberg theksoi se nuk ndodh çdo ditë që tre ministra nga tre anëtarë të BE-së vijnë në një vend të Ballkanit Perëndimor, gjë që, tha ai, duhet të jetë një mesazh i fortë për ju.

“Mesazhi ynë është i thjeshtë dhe i fortë – është një mesazh inkurajimi, nuk ka kohë për të humbur, dëshirojmë që të vazhdoni me ndryshimet e nevojshme kushtetuese për të nisur negociatat për anëtarësim. Shtyrja e miratimit të amendamenteve do të thotë shtyrje e pranimit të Maqedonisë së Veriut. Do të ishte turp që Shkupi, pas një maratonë të vështirë, të pengohej në pengesën e radhës. Ne kemi bërë një rrugë të gjatë së bashku dhe kemi kapërcyer shumë vështirësi”, decid është ai.

Ai tha gjithashtu se detyra e të gjithë qytetarëve të këtij vendi është që të gjitha këto përpjekje të mos shkojnë kot.

“Është vërtet kënaqësi dhe nder të jem nikoqiri juaj. Vizitën tuaj e lexoj si një mbështetje të fortë parimore të Maqedonisë së Veriut dhe perspektivës së saj evropiane, mbështetje që nuk ka munguar asnjëherë nga vendet tuaja, tha Osmani.

Osmano tha se sot përsëri ndodhemi në udhëkryq.

“Nga njëra anë, negociata të filluara, skrining të kryer me sukses disa muaj para hapjes së grupeve dhe kapitujve. Por për herë të parë na është dhënë çelësi – t’i zhbllokojmë vetë kapitujt dhe grupimet dhe të vazhdojmë me sukses procesin negociator, tha Osmani në konferencën për shtyp me tre ministrat e BE-së.

Ministrat e Punëve të Jashtme të Austrisë, Çekisë dhe Sllovakisë pasdite do të mbajnë konferencë për shtyp edhe në delegacionin e BE-së në Shkup.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Screenshot_2023-09-28-22-20-50-209-edit_com.android.chrome

“Unë të kapi për fyti”, “Kur ta nxo, e shkeli në fyt”, eskalon situata në studio, nervozohet analisti Astrit Gashi

Screenshot_2023-09-28-21-52-07-885-edit_com.facebook.katana

Vdekja e të riut shqiptar në kufirin me Serbinë, reagon familja Muçiqi

albulena haxhiu3

Edhe Albulena Haxhiu i përgjigjet kryeministrit Rama

marin mema

Mema: Një pjesë e politikës së Kosovës është paguar me lekët e kontrabandës dhe armëve të Serbisë

adnan-neziri

Neziri: VMRO-ja ka mbështetur ligjin për Amnisti në takimin me ministrin Lloga

spartak

Avokati Ngjela zbërthen skenarët e Vuçiçit

rama kurti

‘KFOR të marrë nën kontroll veriun’/ Kurti i përgjigjet Ramës

kovacevski talat xhaferi kuvend

Kovaçevski: Nuk do të ketë amnisti për të dënuarit e rastit “Monstra”

burgu-idrizove

Ligji për amnisti në Maqedoni, pritet lirimi i 286 të burgosurëve

INFO

NA NDIQ