Maqedonia temë në Samitin e Këshillit Europian – Shkupi pret që të ulet në tavolinë me Athinën dhe Sofjen

Picture of INA
INA

28/06/2024

Kryeministri grek Kirijakos Micotakis drejtpërdrejtë akuzoi presidentet Gordana Siljanovska-Davkova dhe kryeministrin Hristijan Mickoski, për shkeljen e Marrëveshjes së Prespës. Micotakis e ngriti temën në Samitin e Këshillit Europian, duke theksuar se të gjitha veprimet kanë edhe pasojat e tyre. Kryeministri grek theksoi se nuk ka anëtarësim në BE pa respektimin e marrëveshjeve të nënshkruara.

“I informoj kolegët e mi në Këshillin Europian për ngjarjet në Maqedoninë e Veriut, për faktin që edhe presidentja edhe mandatari për kryeministër, në fakt drejtpërdrejtë e shkelin Marrëveshjen e Prespës, duke injoruar në praktikë “erga omnes” dhe kanë zgjedhur që të shfrytëzojnë emër tjetër, e jo emrin e definuar me kushtetutë, për përdorim të brendshëm, që është plotësisht në kundërshtim me frymën e Marrëveshjes së Prespës”, tha Kirijakos Micotakis, kryeministër i Greqisë.

Paraprakisht edhe kryeministri i Bullgarisë, Dimitar Gllavçev tha se do të flasë për Maqedoninë para kolegëve europianë. Ai theksoi se do të kërkojë që BE të konfirmojë se do të qëndrojë prapa asaj që është dakorduar me propozimin francez duke i përfshirë edhe ndryshimet kushtetuese. Sipas tij, duke gjykuar nga deklaratat e, siç tha, funksionarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ata nuk do t’i zbatojnë ndryshimet. Kryeministri i Bullgarisë insistoi që qëndrimet e tij të jenë pjesë e konkluzioneve zyrtare të Samitit. Megjithatë, pjesë të veçantë brenda konkluzioneve për Maqedoninë nuk ka, ndërsa Këshilli dërgoi mesazh të përbashkët deri te të gjitha vendet kandidate që kanë probleme dypalëshe.

“Bashkimi Europian do t’i përkrahë vendet kandidate për plotësimin e kritereve për aderim përmes instrumenteve adekuate dhe do t’i shfrytëzojë të gjitha mundësitë për avancimin e mëtutjeshëm të integrimit gradual. Po ashtu do t’i nxisë përpjekjet për reforma sidomos në pjesën e sundimit të së drejtës, integrimit rajonal, marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore, pajtimit dhe zgjidhjes së kontesteve dypalëshe”, thonë nga Këshilli Europian.
Në lidhje me retorikën e ashpërsuar me Sofje, së fundmi kryeministri Mickoski paralajmëroi se duhet ulur në tryezë dhe të kërkohet zgjidhje e përbashkët që do të bazohet në argumente. Sa u përket relacioneve të përkeqësuar me Athinën, shefi i diplomacisë, Timço Mucunski, para se ta marrë këtë funksion, gjithashtu tha se duhet ulur në tryezë për shkak se të dyja palët kanë moskuptime në lidhje me leximin e Marrëveshjes së Prespës.

TË FUNDIT
4 orë
Aksident i rëndë në autostradën Tetovë-Shkup, 4 të lënduar
4 orë
I nxehti ekstrem në vend/ Java e ardhshme sjell uljen e shumpritur të temperaturave!
5 orë
VLEN formoi një organ tjetër të përbashkët
8 orë
Kush mund ta zëvendësoj Bajdenin, 5 kandidatë në lojë, Harris më e preferuara
8 orë
LIVE/Kjo është gjendja në pikat kufitare, pritje dhe kolona

ME TE LEXUARA

18 orë
Vrasje e trefishtë në Memaliaj në Shqipëri
8 orë
MPB me apel: Kujdes nga mashtruesit që ju lajmërojnë në telefon dhe luajnë rolin e policëve
8 orë
LIVE/Kjo është gjendja në pikat kufitare, pritje dhe kolona
8 orë
Kush mund ta zëvendësoj Bajdenin, 5 kandidatë në lojë, Harris më e preferuara
5 orë
VLEN formoi një organ tjetër të përbashkët

LEXO MË SHUMË

Aksidenti-600x360

Aksident i rëndë në autostradën Tetovë-Shkup, 4 të lënduar

moti Vapa nxehti temperaturat

I nxehti ekstrem në vend/ Java e ardhshme sjell uljen e shumpritur të temperaturave!

vlen

VLEN formoi një organ tjetër të përbashkët

Kamala Harris 2

Kush mund ta zëvendësoj Bajdenin, 5 kandidatë në lojë, Harris më e preferuara

kufi tabanoc

LIVE/Kjo është gjendja në pikat kufitare, pritje dhe kolona

policia

MPB me apel: Kujdes nga mashtruesit që ju lajmërojnë në telefon dhe luajnë rolin e policëve

IMG_4571

Vrasje e trefishtë në Memaliaj në Shqipëri

shofer-bus

Aksidentohet në Itali autobusi me turistë nga Shqipëria, 16 të lënduar

BIDEN TRUMP

Republikanët flasin për zëvendësuesin e mundshëm të presidentit Biden në zgjedhje

INFO

NA NDIQ