Maqedonia Veriore, vetëm protektorati i plotë e drejton në këmbë

0

Nga Fërgim Demiri/INA

Eksperimentimet me Republikën që në fakt nga artificializmi i sajë, që pas luftës së Dytë Botërore u krijua mbi te, dhe vazhdimsija edhe pas rrënimit të eks-Jugosllavisë, krijoi një mbeturinë teritorijale, që hapi shum probleme dhe ballafaqime të ulta, duke detyruar qytetarët e sajë të pranonin gjëra të inponuara nga shum faktorë, siç ishin dhe ata të Unionit Evropjan.
(Ishte Protektorat nën hije pra).
Shteti i pa definuar në fillim të viteve të 90-ta, se çfar statusi do të kishte, do mbeteshte në Jugosllavinë e mbetur, apo do pavarsoheshte, krijoi një mori trillimesh në arenën ndërkombëtare dhe në brendinë e sajë, duke hapur apetitet për deformiotete kriminale, dhe futje të një rregullimi pasistemorë, me gjithmonë Kushtetuta të njëanshme dhe të boshadisura nga drejtësija dhe ligjshmërija, që do ti sillte qytetarit një paqë dhe zhvillim, duke e ditur se Maqedonia nuk kaloi nëpër vargnimin e luftrave, siç e përjetuan Republikat e tjera të ish-Jugosllavisë.
Politika aktuale e shtetit të padefinuar që nga viti 1991, ishin shtrembarake dhe unitariste që shpiente drejt një rreshqitjeje sistemore, duke mos u rrespektuar ligjet, dhe duke u shkatrruar ekonomikisht me privatizim të hajdutshëm, ku e gjith ekonomija shkoj fira, dhe u shkatrrua e u vodh nga klanet, të cilat edhe sot zotërojnë pasurinë e qytetarëve të këti vendi.

Këtu, humbës më të mëdhenjë ishin Shqiptarët, të cilit nuk mernin pjesë në organizimin sistemorë – shtetërorë gjat ndarjes së pasurisë së patundëshme dhe të tundëshme, të Republikës së mbetur nga ndarja e Jugosllavisë.
Që nga fillimi, duke i shfrytëzuar mekanizmat të shërbimeve intelegjente të shtetit paraprak, klasën politike të Shqiptarve e përgjysmuan dhe e katërfishuan, që asnjë proqes që hapej për barazi qytetare, të mos u kalonte Shqiptarve në shtëpinë ligjëdhënëse.
Edhe sot është e njëjta situatë, dhe biles edhe më keq se viteve të 90-ta. Shqiptarët janë të coptuar në një miljon pjesësh, dhe nuk mund të faktorizohen fare.
Me asnjë nga Kushtetutat, që sa herë po ndryshohen, korigjohen dhe shtohen, nuk ia dalin Shqiptarët që jetojnë në Maqedoni, që të ndryshojnë Kushtetutën në drejtim të sistemit zgjedhorë, ku do mundeshin të nxjerrin me shum Deputet. Nuk kalojnë as Ligjet, e as Amandamentet e tyre në asnjë përbërje të Parlamenteve që janë krijuar, dhe qeverive revizioniste, edhe pse u është premtuar.
Ngarkesa e moszgjidhjes së sistemit kushtetutarë në kët vend, dhe korigjimeve të neneve të Kushtetutës, krijon boshllëqe dhe hapsira të zbrazura, ku mund te kete devijime ligjore, dhe mosrrespektime te kushtetutës, si akt kryesorë për themelimin e sitemit të shtetit.
Shqiptarët, si popull i dytë me madhësi, askund nuk mund ti gjejsh, as me Mikroskopin me te thukt biles.
Kishte një të ashtuquajtur konflikt mes Shqiptarve dhe Qeveris Maqedono-Sllave në vitin 2001, edhe pas kesaj, asgjë nuk ka ndryshuar. Përsëri status kvo, dhe shkatrrim te sistemit ekonomik, pasurim i paligjëshëm, vjedhje e pasurisë të qytetarëve, dhe migrim te qytetarve, zbrazja e vendit nga popullata, ku në numër, më të shumtit, ikin Shqiptarët. Shkatrrimi i sistemit të drejtsisë, prokurori e korruptuar, gjykata të kriminalizuara, institucionet jofunksionale, sepse janë përplot me ushtar partiak, mosfunksionim i shëndetsië, ikja e mjekve dhe personelit mjeksorë e medicinal, shkatrrim e ndotje enorme, mosfunksionim i sektorit qytetarë, apo të OJQ-ve, pastrimi i parave të pista, inkorporim të diplomatve Evropjan në kriminalitetin e vendit, dhe në fund, status kvo, zgjidhje nuk ka përbrënda shtetit.
Qytetarët e Maqedonisë janë lodh nga këto situata, dhe janë gati ata që akoma mund të lëvizin, që të gjith të largohen nga vëndi. Ata, kan investuar në ndërtesa individuale, me dhjetra dhe qindra mijëra Evro, dhe detyrohen ti mbyllin, dhe të ikin.
Disa, nga klasa politike, aq shum janë të pavetëdidhëm, sa që janë në gjendje të gjith ti largojnë, dhe të ngelin vetë në kët vend! Të këtill janë dhe ata të klasës politike Shqiptare, për fat të keq. Mall shum i lirë, dhe i kalbur për momentin.
Që të shpëtoheshte momenti i falimentimit të shtetit, sepse paligjshmërija mund të sjell dhe përndjekje, siç egziston me, dhe një konflikt të padefinuar qytetarë, me pasoja shum të rënda si për popullin e thjeshtë, ashtu dhe për rrethinën dhe regjionin, dhe të shtrihet thellë kontinentit të Evropës. Egzistojnë kësi gjasa, që të shpëtojnë veten ata nga përgjegjësija, do kurdisin një gjë të atillë.
Zërat që dëgjohen nga intelektual dhe njerëz të mirë, qytetar të ndershëm, janë se, nëse do të duheshte të ruheshte paqja, dhe të ngriheshte shteti në këmbë, më e mira do të ishte, që Maqedonia të ishte nën Protektorat të NATOS, me pëlqimin e Këshillit të Sigurimit të KB –ës, e të vendosej një Adminitratë nga KB-ja deri në shtruarjen e paqës dhe qetsisë të vërtetë, si dhe pastrimin me kriminelat dhe me krimin ne Politikë, e mandej pas 5 apo më shum vitesh, të stabilizohet sistemi, dhe te behet një Kushtetut e re për vendin, ku nuk do ket popuj prioritarë, por të jete një shtet me karakter qytetarë, dhe me rregullim social, dihet e gjith kjo, nën patronazhin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilit do të jenë partner real të rregullimit sistemorë – shtetërorë, të shtetin të Maqedonisë.
Pa involvimin e SHBA-ve, Maqedonia ka gjasa të mos egzistojë më, le ta dijë opinioni. Nuk kemi partner tjetër ne Shqiptarët, veç SHBA-ve. Dominimi i BE-së u tregua si jo i dobishëm, dhe krijoj hapsirë për ndërhyrjen e politikës dhe interesave Ruse si në Maqedoni, ashtu dhe në regjion.

Me anë të Protektorateve, shumë shtete sot janë të suksesëshme dhe të zhvilluara. Ska për se të frigohen qytetarët. Duhet të frigohen kriminelat që u futën në politkë. Ata duhet ta kenë vendin prapa grilave.
Pas mbarimit të Protektoratit, do të ngritet një Administratë profesioniste në shtet, dhe një Polici në shërbim të qytetarëve, e jo të Klaneve Kriminale në Politikë.
Maqedonia mund të egzistojë, vetëm nëse pastrohet struktura kriminale nga politika. Ate vetem, NATO dhe KB-ja mund ta bëjë, nëse ka vullnet të atillë politik tek ata, Këshilli i Sigurimit me Rrezolutë të posaçme, dhe nën patronazh të SHBA-së.