A mund të bëhet Maqedonia Zvicër?!

ina-online
ina-online

23/07/2023

shkruan: Liri LENA

Në psikologji është e njohur teza, nëse nuk di të jetosh jtën tënde origjinale atëherë zgjidh ndonjë shembull të ndonjë njeriu të rrethit, farefisit, botës intelektuale ose peronaliteteve publike që të ngjajnë nga pamja por që mendon se ti jeton dhe vepron në rrethana të ngjashme me ta.

Pra kur të biesh ngushtë bëju i ata dhe vepro sikur të vepronin ata. Natyrisht se duhet zgjdhur personat e fortë nga karakteri dhe të qëndrueshëm ndaj vështirësive të jetës. Theksova këtë moment për të dalë diku tjetër por që lidhet ngushtë me një tezë të këtillë.

Një kohë të gjatë po ndjek postimet e Petar Bogojeskit në profilin e tij në FB. I kam reaguar vetëm një herë dhe lidhet me këtë që e kam përmendur më sipër për të jetuarit dhe vepruarit sipas shembujve të ngjashmërisë. Ai kishte përmendur Zvicrën si model i suksesshëm i funksionimit të shtetit dhe shoqërisë multinacionale.

Por dhe nga ky aspakt ia ka qëlluar krahasimit të Maqedonisë më këtë shtet. Por, pasi formoj partin e tij të mëruar Koncepti Maqedonas, tani po lundron në ujra politike ashtu si të gjitha partitë e tjera. Në fakt propagandon shtetin dhe shoqërinë multietnike por theksin e ve se të gjithë qytetarët janë maqedonas, duke nënkuptuar nënshtetësinë. Në prononcimet e mëtejshme ai u imponon të gjithë komuniteteve etnike në RMV të respektojnë popullin më të madh maqedonas duke e pranuar si gjuhë zyrtare shtetërore vetëm maqedonishten. Kur të vijë në pushtet ai do të suprimojë kushtetutën dhe të gjitha ligjet që përpiqen të rregullojnë raportet ndërnacionale sidomos ato që lidhen me raportet maqedone- shqiptare.

Kjo temë e raporteve nacionale shqiptare-maqedonase nuk është e re në RMV të pavarur. Partia e parë më e madhe shqiptare ajo e PPD gjatë hartimit të kushtetutës së parë maqedonase këmbëngulte që edhe shqiptarët të futen si pjesëtarë shtetëformues i barabartë me maqedonasit. Por , maqedonasit e bënë të tyren , miratuan kushtetutë ashtu si deshën vet. Më vonë kjo gjithnjë do të interpretohej si gjenerator i përhershëm i krizave shqiptaro maqedonase në këtë shtet.

Pastaj bëri një tentim Arbër Xhaferi me Vasil Tupurkovskin për lidhje të njëfarë marrëveshje historike shqiptaro maqedonase , por pa sukses sa që në fund Arbër Xhaferi të konstatoj me bindje se shoqëritë dhe shtetet multinacionale nuk janë të qëndrueshme dhe desh të çelë tentativën për shkëmbim territoresh, me koalicionin e tij qeveritar Lubço Georgievski, duke e involvuar këtu dhe Shqipërinë, sepse shteti shqiptar duhet t’i jepte maqedonasve një pjesë të rajonit të Liqenasit apo të Gollobërdos.

Konflikti apo lufta e 2001 i fshiu të gjitha këto pazarllëqe dhe u desh bashkësia ndërkombëtare të ndërhyjë dhe tu japë të dyja palëve modelin e konsensusit, apo të drejtën e vetos të dyja palëve që më tepër njihet si parimi i Badinterit.

Këtë parim Petar Bogojevski kur të vijë në pushtet do ta suprimoj, duke futur parimin e shumicës, sepse kështu si është tani maqedonasit janë të diskriminuar nga shqiptarët, ose si thekson ai nga shovinistët shqiptar. Por i kthehem edhe një herë konstatimit në krye të këtij shkrimi për të jetuar sipas shembujve të të tjerëve.

Shembulli i Zvicrës është i shkëlqyeshëm kur përmendet, por a mund të zbatohet këtu në Maqedoni që edhe ky shtet të ketë mirëqenie ekonomike, standard të lartë social dhe jetësor, respektim të rendit dhe ligjit e kështu me radhë. Nëse një gjë e këtillë mund të bëhet, natyrisht duke kaluar një periudhë e gjatë kohore dhe duke u mënjanuar të gjitha steriotipet ndja njëri tjetrit, qoftë sikur të bëhet një rregullim politik i ngjashëm me rregullimin kantonal të Zvicrës.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Angela Ageler

“Lista e Zezë” Amerikane do zgjerohet me emra tjerë, paralajmëron ambasadorja Ageler

auto_korrupsion1511207587

Kush janë më të korruptuarit në Maqedoninë e Veriut?!

stevo pendarovski

Pendarovski është keqkuptuar: Nuk ka thënë se nuk do të rikandidohet

pendarovski-ikkkk-800x445

Pendarovski njëherë nuk po mendon që të rikandidohet, po pret përfundimin e mandatit

krenar lloga

Lloga firmos kërkesën për ekstradimin e Palevskit nga Turqia

bedri1-804x380-1

Ajdari: Cila është lidhja mes vrasjes së Vanjës dhe vrasjes te Liqeni i Smilkovës?

pendarovski-ikkkk-800x445

Pendarovski: Palevski me dekada ka ndjell urrejtje, sistemi nuk ka reaguar

auto_korrupsion1511207587

Qendra për Bashkëpunim Ndërkombëtar: “Lulëzon” ryshfeti tek ne

mpb

MPB: Është zbardhur vrasja e 76-vjeçarit në Kriva Pallankë, është arrestuar një 27-vjeçar

INFO

NA NDIQ