Maqedonisë i hapet edhe një “varrë”, tani me Kishën Serbe

INA
INA

14 Maj, 2023

Kuvendi i Kishës Ortodokse Serbe (KOS) sot do të mbajë seancën e radhës në të cilën thuhet se: përveç çështjes së Kosovës, do të diskutohet edhe për çështjen maqedonase

Sipas agjencisë Beta, “çështja maqedonase sigurisht që do të jetë para patriarkut dhe përfaqësuesve tjerë të lartë të Kishës.

Në Kuvendin e kaluar është vendosur që Kisha Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopata e Ohrit të marrë një “tomos” (akt kishtar i nxjerr nga patriarku dhe ansambleja), me të cilin do të tejkalohet mosmarrëveshja që lindi kur ajo u nda në mënyrë jokanonike nga Kisha Serbe si plotësisht e pavarur.
Marrëdhëniet e Maqedonisë me Serbinë kanë qenë dhe janë shumë të mira, pasi që vendet janë angazhuar në zhvillimin e bashkëpunimit të tyre dhe kanë nënshkruar një sërë marrëveshjesh bilaterale.

Këtu duhet të përmendim veçanërisht një marrëveshje për përcaktimin e kufirit të nënshkruar në vitin 2001 dhe një marrëveshje të tregtisë së lirë.
Një çështje madhore është mosmarrëveshja fetare ndërmjet Kishës Ortodokse Maqedonase dhe Kishës Ortodokse Serbe, të cilat janë të ndara nga shteti, njofton agjencia e lajmeve INA.

Kisha Ortodokse Serbe nuk e njeh Kishën Ortodokse Maqedonase si autoqefale. Qeveria serbe konsideron se Kisha Ortodokse Maqedonase bie nën autoritetin e Kishës Serbe.

Qeveria e Maqedonisë ka inkurajuar të dyja kishat në kontakt të drejtpërdrejtë, në mënyrë që të gjejnë zgjidhjen më të mirë të mundshme në frymën e miqësisë, marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe bashkëpunimit. Por kjo tani duke një cështje e hapur mes dy vendeve. Përpos kontestit me Bullgarinë, Maqedonia do të përballet edhe me kontestin e Kishës me Serbinë. (INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

borell vjosa osmani vucic macron scholz

Edhe Borrell kërkon zgjedhje: Nëse nuk zbatohen tri kërkesat, do të ketë pasoja serioze

biden rrezohet

VIDEO/ Rrëzohet në tribunë Presidenti i SHBA-së Joe Biden

kurti finer

Kurti merr një telefonatë nga Amerika. Ja çka u bisedua

vjosa osmani

Osmani tregon prapaskenat: E takova 10 minuta Vuçiqin, zakonisht ankohet e bërtet

scholz macron vjosa osmani

Macron: Javën e ardhshme presim vendime të qarta nga Kosova dhe Serbia

vucic vjosa osmani

Osmani takohet me Vuçiqin, thotë se nuk është i interesuar për zgjidhje e as për paqe

arben taravari ash

A ka pakënaqësi në ASH dhe “Grup të Zjarrit”, flet Taravari (VIDEO)

BLINKEN

Blinken nga Oslo kërkon shtensionim të menjëhershëm në veri

????????????????????????????????????

Antikorrupsioni: Përdorimi i flamurit evropian është korrupsion politik

INFO

NA NDIQ