“Marcelo” shqiptar në fokusin e klubeve të mëdha gjermane

0

Leonit Tahiri, 13 vjeçari nga Ferizaj që me familjen e tij jeton në Gjermani po njihet si talent i dalluar i futbollit.
13-vjeçari shkëlqeu në sezonin e fundit me Dortmundin U13, duke arritur që të triumfojë edhe në turneun e mbajtur në Venlo të Holandës. Ndërsa për nga pamja e tij ai njihet dhe thirret nga shokët e skuadrës dhe mediat si Marcelo e David Luiz.
Leoniti ka lindur në Gjermani, ndërsa ai është në vëmendjen e shumë klubeve pasi që luan në mënyrë fantastike si mesfushor dhe mbrojtës në të dy krahët. Talenti shqiptar thotë se një ditë dëshiron të luajë për kombëtaren e Kosovës. Ai që tani ka nxitur interesimin e shumë klubeve të njohura gjermane dhe evropiane. (INA)